Pavarësisht nevojës për optimizëm, për frymë pozitive, për ‘bashkim të muslimanëve’ – siç po bëjnë thirrje shumë hoxhallarë, lufta nuk fitohet me ndenja e me dëshirë e me përralla. Mes të tjerash, lufta është plan e përgaditje, duke përfshirë mbi të gjitha përgaditjen fetare, morale, e psikologjike.
Nuk kërkon studim të zgjeruar për të kuptuar gjendjen e muslimanëve sot. Kudo që të shkosh e çfarëdo lloj muslimanësh të takosh – të çfarëdo lloj kombësie e race, do të gjesh të njejtat sëmundje e probleme në mesin e tyre.
Muslimanët sot akoma nuk kanë rënë dakord se cili është armiku, e si mund ta fitojnë luftën ata? Ndërkohë që Amerika dhe Britania e Madhe janë pushtuesit zyrtarë, muslimanët naivë e injorantë nuk guxojnë t’i përmendin emrin armikut, e jo më të luftojnë kundër tij.
Si mund ta fitojnë muslimanët luftën kur nga mesi i komuniteteve tona ka spiunë e agjentë të CIA pafund, ka agjentë e spiunë britanikë pafund, ka spiunë e shërbëtorë të qeverive armike të fesë islame pafund?
Si mund ta fitojnë muslimanët luftën kur Amerika dhe Britania e Madhe i kontrollon muslimanët në mënyrë totale: qeveritë e tyre, ekonominë, xhamiat, shkollat, universitetet, bizneset, burimet natyrore, ligjet, mediat, e derë në rang familje?
Si mund ta fitojnë muslimanët luftën kur Amerika mban baza ushtarake në çdo vend musliman, duke filluar me Turqinë, Arabinë Saudite, Egjiptin, Jordaninë, Pakistanin etj?
Si mund ta fitojnë muslimanët luftën kur vetë qeveritë muslimane luftojnë dijetarët dhe i burgosin ata, siç po ndodh në Arabinë Saudite?
Si mund ta fitojnë muslimanët luftën kur qendra e muslimanëve – Arabia Saudite, kontrollohet këmbë e krye nga CIA dhe agjentët britanikë?
Më e keqja është se Arabia Saudite, Turqia, Jordania, Pakistani, Egjipti etj. nuk e mohojnë faktin se ata kontrollohen nga Amerika dhe Britania e Madhe, por kërkojnë të na mbushin mendjen – të na hedhin hi syve, se këto dy vende janë aleatët e muslimanëve, se thellë thellë Amerika dhe Britania e Madhe nuk kanë gjë në dorë, se thellë thellë Amerika kontrollohet nga lobet çifute, e kështu përralla qesharake.
Muslimanët naivë e spiunë kërkojnë të na mbushin mendjen se Arabia Saudite dhe simotrat e saj janë aleatë me Amerikën në luftën kundër terrorit: për të luftuar terroristët me thika e me gurë – grupe imagjinare që na i ka shpikur Amerika.
Arabia Saudite dhe simotrat e saj spiune nuk dua të pranojnë faktin se janë të pushtuar nga armiku, se kontrollohen nga Britania e Madhe dhe Amerika, por kërkojnë të na mbushin mendjne se janë aleatë. Ky është mashtrimi më i madhe që këta spiunë iu bëjnë muslimanëve anembanë botës.
Çdo qeveri muslimane që kërkon t’i paraqesë Amerikën dhe Britaninë e Madhe si aleatë të muslimanëve, që bën zhurmë pa fund vetëm që këto dy vende të mos iu dali emri si armiq, siç është qeveria e Arabisë Saudite dhe simotrat e saj spiune, janë mashtrues dhe dëmtorë të muslimanëve.
Është turp dhe për të të ardhur keq se ku ka rënë gjendja e muslimanëve.
Edhe protestat që po bëhen në Tiranë në solidarizim me palestinezët në mënyrë më të turpshme janë organizuar nga spiunë e agjentë amerikanë, ose të paktën njeri prej organizatorëve që e njoh mirë si emër, i cili sillet me moton “e dua Amerikën me shumë se amerikanët.”
Palestina mund të çliriohet. Qytetarët izraelitë mund të largohen nga Izraeli sepse shumë prej tyre nuk kanë lidhje me agjendën terroriste të atij shteti, dhe shumë prej tyre as nuk kanë origjinë çifute. Amerika mund të vendosi ta shpërbëjë Izraelit, por kjo nuk do të vij si rezultat i resitencës së muslimanëve – një ummet i përçarë e infiltruar nga spiunë të CIA-s nga të katër anët, por Palestina mund të çlirohet se Allahu mund të bëj mrekullitë.
Gjendja e muslimanëve është për të të ardhur keq. Ata akoma vazhdojnë t’i thonë armikut mik. Ata akoma shiten tek armiku për pak para. E si mund të luftojnë muslimanët në këtë gjenje – një ummet i mbushur me spiunë e me agjentë?
Sabri Lushi