LOGIN
Home » KASAPI I BALLKANIT: BILL CLINTON

KASAPI I BALLKANIT: BILL CLINTON

by Kukes Post
0 comment

Edhe pse Qeveria Amerikane ndoshta e urdhëroi luftën kundër muslimanëve në Gaza mes të tjerash edhe si shpërqëndrim vëmendje kundër asaj që CIA bëri në veri të Kosovës, duke vrarë një polic shqiptar – që edhe kjo në vetvete ishte presion ndaj kosovarëve dhe shpërqëndrim vëmendje, besoj se masakrat e Gazës po shërbejnë si prova më e mirë për të treguar se kush ka qënë mbrapa masakrës së Srebrenicës apo asaj të Reçakut.

Nuk ka as më të voglin dyshim se ata të cilët sot po i bëjnë masakrat në Palestinë, duke vrarë gra e fëmijë, duke bombarduar spitale e qendra refugjatësh, duke mos treguar as mëshirën më të vogël janë pikërisht të njejtët terroristë amerikanë e britanikë që kanë urdhëruar masakrat e tmerrshme kundër muslimanëve të Bosnjës e Kosovës, e në Çamëri në mbarim të luftës së dytë botërore.

Amerika dhe Britania e Madhe gjithmonë i bëjnë masakrat duke u fshehur mbas Sllobodanëve e mbas Netanjahëve, duke ia atribuar ato masakra rastësisë, çmendurisë së këtij apo atij, zionizmit apo nacionalizmit serb. Strategjia amerikano-britanike për vrasjen dhe masakrimin e muslimanëve – gra e fëmijë, është e njejtë.

Në Kosovë, Bosnje, Çamëri, në Kukës para një shekulli, në Irak, në Siri, në Burma, në Çeçeni, e sot në Gaza kemi të bëjmë me të njejtat gjurmë, me të njejtat strategji, dhe me të njejtin qëndrim ndërkombëtar: kemi të bëjmë me terroristët amerikanë dhe barbarët britanikë – armiqtë e përbetuar të muslimanëve.

Kosovarët, boshnjakët, çamët e kudo ku janë bërë masakra gjatë shekullit të 20-të e deri në ditën e sotme duhet ta dinë mirë se ato masakra janë bërë nga Perandoria Britanike, ato janë kryer me armë të ardhura nga Amerika dhe më mbështetjen e Amerikës, duhet ta dinë mirë se armiku më i madh i yni është Perandoria Britanike dhe Amerika.

Kosovarët duhet ta dinë mirë se nuk ishte Amerika ajo që i çliroi nga Sllobodani, por ishte pikërisht ajo Amerikë terroriste që e urdhëroi Sllobodanin për t’ju vrarë, për t’ju masakruar dhe shkatërruar me shtëpi e katandi.

Ishte pikërisht ajo amerikë terroriste që e vrau edhe policin kosovar në veri të Kosovës vetëm për të bërë pak zhurmë politike. E vrau për ta çuar mish për top sepse Amerika nuk pyet për jetë njerëzish.

Presidenti Amerikan Bill Clinton meriton vetëm një titull: Kasap i Ballkanit. Busti i tij në mes të Prishtinës duhet të hiqet sa më parë. Është turp të mbahet statuja e një terroristi të tillë, e një kasapi të pa shpirtë.

I bëj thirrje familjes së policit kosovar të vrarë në mënyrë të pabesë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku, që të kërkojnë një hetim ndërkombëtar për çështjen, që të kërkojnë dorëheqjen e menëhershme të tradhtarit dhe spiunit të CIA-s Albin Kurti, të kërkojnë hetim të Ambasadës Amerikane në Prishtinë – kësaj celule terroriste që urdhëron çdo krim e çdo vraje të dyshimtë, dhe të kërkojnë heqjen e bustit të Kasapit të Ballkanit Bill Clinton.

Amerika vret. Amerika është e pabesë. Amerika qëndron mbrapa çdo krimi, çdo masakre, çdo loje politike, çdo vrasje të dyshimtë, mbrapa çdo lufte sepse Amerika nuk ka moral.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post