Home » Ç’ISHTE SIGURIMI – ORGANIZATA FAMËKEQE E KOMUNIZMIT?

Ç’ISHTE SIGURIMI – ORGANIZATA FAMËKEQE E KOMUNIZMIT?

by Kukes Post
0 comment

Të flasësh për sigurimin e shtetit nuk është thjesht një proçes që ka nevojë vetëm për artin e të shkruarit. Ta sjellësh imazhin e vërtetë të kësaj organizate sekrete për brezat që nuk e kanë jetuar kohën e komunizmit, për ata që nuk janë përballur direkt me oficerët e policisë sekrete, madje të përpiqesh ta përçosh të vërtetën e saj edhe tek brezi komunist, tek ata të cilët kanë punuar për atë organizatë apo që kanë qënë viktima direkte të saj është punë kompleke.

Për të kuptuar sigurimin e shtetit dhe misionin e tij të vërtetë kërkon një kombinim dijesh nga disiplina të ndryshme. Kërkon njohuri nga politika, historia, filozofia, letërsia, psikologjia, por mbi të gjitha kërkon dije fetare. Pa lexuar Kur’anin është zor ta kuptosh thelbin i kësaj organizate.

Përshkrimin më të saktë apo më afër imazhit të saj të vërtetë e ka bërë shkrimtari britanik George Orwell në romanin e tij distopik “Viti 1984.” Për shkak të një përshkrimi shumë të gjallë, me gjyra, që përçon emocione të forta tek audienca, duke e paraqitur pushtetin komunist në disa detaje shumë të rëndësishme, dhe madje duke shpikur edhe disa terma unik për të paraqitur peisazhin politik e atij lloj pushteti.

Sigurimi i shtetit ka pasur disa funksione dhe ka vepruar në disa dimensione. Sigurimi ndoshta nuk kishte të bënte shumë me atë që vetë emri tregon, pra me sigurinë e qytetarëve.

Sipas botës orwelliane, sigurimi i shteti ishte ‘policia e mendimeve.’ Oficerët e sigurimit të shtetit nuk merreshin me rendin publik, me sigurinë fizike të qytetarëve. Puna e tyre nuk ishte të ndiqnin nga pas kriminelët, ata të cilët thyenin ligjin, apo ata të cilët mund të vjedhnin një thes me patate gjatë periudhës së kooperativës.

Sigurimit i interesonte të dinte se ç’mendonin njerëzit, se çfarë fjalësh qarkullonin, ç’plane kishin, si logjikonin, ç’trajektore po merrete zhvillimi ideologjik i njerëzve, nëse ata besonin në Zot, nëse shkruanin, nëse mbanin ditare, nëse shprehnin urrejtje për rregjimin, apo qoftë edhe për gjendjen psikologjike të tyre, nëse ishin të qetë në familjet e veta apo jo.

Nëse në një dhomë burrash, aty ku kishte edhe pleq, diskutonin dhe bënin muhabet netëve të gjata të dimrit, ku flitej për tema nga më të ndryshmet, për histori, për kohën e Perandorisë Osmane, për efiçensën ekonomike, për mirëqenien, e për hallet që kishin njerëzit, këto ishin tema që patjetër sigurimi i shtetit donte t’i dinte.

Sigurimi i shtetit nuk ishte organizatë vetëm pasive, që dëgjonte se çfarë thonë njerëzit, dhe më pas të plotësonte raportet. Kjo ishte vetëm njëra anë e sigurimit.

Puna e sigurimit të shtetit ishte edhe ana aktive. Oficerët e sigurimit të shtetit e kishin për detyrë të ndikonin opinionin publik, të përhapnin ide, mendime – sipas porosisë së partisë, të ndikonin njerëzit, të influenconin vendimet e qytetarëve, të përhapnin gënjeshtra, të shkatërronin figura njerëzish, të përmirësonin imazhin e dikujt, të bënin presion, të jepnin shpresë aty ku duhet, të paralajmëronin njerëzit për ç’ka mund të ndodhte, dhe mbi të gjitha t’i kontrollonin mendimet e tyre – pikërisht bazuar në këtë funksion, George Orwell ka shpikur termin ‘policë mendimi,’ – thought police.

Pjesë e sigurimit ishte edhe policia sekrete – oficerë sigurimi të trajnuar ushtarakisht, që trokisnin natën në dyert e “armiqve të partisë” pa paralajmërim. Ata mund të bënin presion, mund të vrisnin njerëz, mund të zhduknin apo mund ta shpallnin dikë të arratisur sipas nevojave të shtetit.

Sigurimi i shtetit kishte si pjesë të kontigjentit të tij edhe spiunët e rëndomët apo informatorët. Në fakt, pushteti komunist ka qënë ngritur mbi parimin se çdo qytetar duhet të jetë spiun apo agjent i shtetit direkt apo indirekt, në mënyrë zyrtare apo jo, kështu që të gjithë pak a shumë ishin pjesë e sigurimit të shtetit, por me funksione të ndryshme. Është ironike se duke qënë të gjithë pjesë e sigurimit të shtetit, i bie që të gjithë të ishin kundër të gjithëve.

Nuk ka dyshim se një nga fatalitetet e e shoqërisë njerëzore është kur të gjithë të jenë kundër të gjithëve. Kjo është forma më e ekstreme e përçarjes së një shoqërie. Këtë pikërisht ka bërë sigurimi i shtetit: përçarjen e njerëzve.

Qëllimi i sigurimit të shtetit ishte të kontrollonte qytetarët në çdo aspekt, duke përfshirë mendimet e tyre. E gjithë shoqëria shqiptare kishte arritur një gjendje të tmerrshme psikologjike: të gjithë rrinin me frike, spiunonin, vepronin si të traumatizuar, rrinin me frikë se radha e tyre për t’u goditur mund të vinte nga momenti në moment. Në atë kohë, njerëzit nuk mund t’i besonin njeri tjetrin, as edhe bashkëshortët njëri tjetrit.

Sigurimi i mbante njerëzit në gjendje frike dhe gjysëm të çmendur jo nga frika se ata mund ta rrëzonin pushtetin komunist – njerëzit as që e mendonin një gjë të tillë, jo se rregjimi kishte frikë nga armiqtë e jashtëm, por objektivi kryesor ishte t’i mbante njerëzit në një gjendje kome nga ana psikologjike, që ata të mos mendonin.

Për ta shprehur në një gjuhë më politike, sigurimi i shtetit ishte manifestimi më i qartë i pushtetit britanik, pushtet që vazhdon edhe ditët e sotme të bëj kërdinë.

Sigurimi i shtetit nuk ishte një organizatë që e kishte shpikur Enver Hoxha, dhe nuk ishte një veçori vetëm e pushtetit komunist në Shqipëri.

Në fakt, sigurimi i shtetit është vetë pushteti britanik global. Edhe pse i aplikuar me mënyra të ndryshme në vende të dryshme, pushteti britanik kërkon të arrijë politikisht pikërisht atë që e ka bërë sigurimi i shtetit në Shqipëri.

Pushteti britanik global i ditës së sotme, me një makineri mediatike apo propagandë masive, që përmes saj kontrollon mendjet e njerëzve, dëshirat, shijet, e mendiet e tyre, ka të njejtin qëllim që ka pasur sigurimi i shtetit.

Pushteti britanik dhe sigurimi i shtetit janë e njejta gjë. Që të dy duan të kontrollojnë njerëzit në formën më ekstreme: mendimet e tyre. Që të dy përdorin gjuhën e presionit, mashtrimit, dhe intimidimit të njerëzve, Që të dy vrasin, bëjnë terror, trokasin nëpër dyer natën, por me mënyra të ndryshme.

Mënyra se si vepron pushteti britanik, se si ngren kauza boshe e fiktive vetëm për të demonizuar njerëzit, e për t’i arrestuar ata eventualisht, se si ua prish njerëzve reputacionin publik, se si përhap gënjeshtra, mashtrime, se si bën arrestime e burgosje në emër të sigurisë kombëtare, është identike me atë që bënte sigurimi i shtetit.

Për fat të keq, sigurimi i shtetit nuk ka vdekur si organizatë, por është transformuar. Sigurimi i shtetit funksionon akoma në Shqipëri. Nuk ka rëndësi nëse sigurimi i shtetit ka ndërruar emër, ka veshur një kostum të ri, nëse quhet SHISH, nëse oficerët e sigurimit të shtetit janë gazetarët, profesorë, mjekë, analistë politikë, gjykatës, politikanë apo spiunë të thjesht, por thelbi është i njejtë: kontrolli i njerëzve në mënyrë sekrete.

Sigurimi i shtetit nuk është zhbërë, por është bërë më modern, më i avancuar, më i fshehur si dikurë, dhe është i ambalazhuar ndryshe, dhe vepron në mënyrë më të kamofluar.

Për aq kohë sa pushteti britanik merr frymë, sigurimi i shtetit do të vazhdojë të jetë pjesë e shoqërisë sonë sepse ai është ADN-ja e Perandorisë Britanike dhe Qeverisë Amerikane.

Sabri Lushi

Nëntor 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post