Home » FESTA E VITIT TË RI DHE SIMBOLIKA E ERRËSIRËS SË PAGANIZMIT

FESTA E VITIT TË RI DHE SIMBOLIKA E ERRËSIRËS SË PAGANIZMIT

by Kukes Post
0 comments

Çdo popull ka festat e tij ashtu sikurse çdo pushtet e perandori feston festat e tij. Festa është dita kur njerëzit përveç se dëfrehe, ata manifestojnë e kremtojnë identitetin e tyre ideologjik, rigjallërojnë veçoritë e besimit të tyre, dhe urojnë njëri tjetrin – në një farë mënyrë e përkujtojnë njëri tjetrin, për identitetin e tyre. Këtë bën feja, dhe këtë bën edhe pushteti.

Festa e vitit të ri është një festë prej festave që ka të njejtin funksion. Ajo simbolizon një ideologji të caktuar dhe mbart mbi vete një identitet të një grupi njerëzish. Festat, sidomos ato që përsëriten në mënyrë periodike, nuk janë neutrale dhe nuk mund të jenë të tilla, të pangarkuara me ideologji.

Viti i ri është festa e sekularistëve. Pra, është një festa e një besimi të caktuar dhe e një feje të përhapur shumë në botë, që është “sekularizmi britanik.” Nuk është aspak festë informale. Është festë zyrtare. Thuajse në të gjitha vendet e botës 1 janari është festë zyrtare përveç një pjesë të vendeve muslimanve. Të gjithë liderat sekularistë urojnë popullin e tyre për këtë festë dhe e festojnë atë me mënyrën më serioze të mundshme, që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Korenë e Veriut, që nga Rusia e deri në Australi e Afrikë të Jugut.

Me fjalë të tjera, viti i ri nuk është festë e dëlirë dhe e padjallëzuar, që shërben si mundësi për të gostisur fëmijet apo për t’i dëfryer ata. Përkundrazi, është fesë shumë serioze dhe merret shumë seriozisht nga paganët sekularistë. Të gjithë shërbëtorët e pushtet sekularist, të cilin e ka themeluar Perandoria Britanike, thuajse në mënyrë solemnte e festojnë këtë festë, e cila përfaqëson fenë dhe identitetin e tyre ideologjik.

Viti i ri është festa e Perandorisë Britanike. Është festa e ateistëve dhe komunistëve. Është festa e shërbëtorëve të pushtetit sekularist britanik. Kjo festë është përhapur nga pushteti pagan britanik. Nuk është as rastësi e as koiçidencë përhapja e kësaj feste pagane me ngritjen në pushtet e Perandorisë Britanike.

PO ÇFARË PËRFAQËSON VITI I RI?

Kjo festë përfaqëson paganizmin britanik dhe anti-fenë. Është festë e themeluar nga ateistët dhe armiqtë e fesë e të Zotit. Kjo festë kremtohet në përgjithësi nga shërbëtorët e pushtetit sekularist britanik, nga imoralët, nga spiunët e agjentët e pushtetit, nga zhvatësit e padrejtë të pushtetit, nga pushtetarët zullumqarë, dhe nga tiranët e paganizmit.

Është e pamundur të gjeshë njerëz të mirë, të drejtë, që nuk kanë pushtet, që nuk bëjnë padrejtësi, që nuk zhvatin pushtetin, që nuk përfitojnë nga pushteti me anë të korrupsionit e që të festojnë vitin e ri.

Viti i ri simbolizon paganizmin britanik, errësirën dhe padrejtësin e pushtetit, zullumin e sekularizmit, shkatërrimin e familjes, shtypjen e njerëzve, gënjeshtrën e pushtetit dhe pushtetin e gënjeshtërt. Kjo festë simbolizon injorancën e sekularistëve dhe robërinë e tyre ndaj pushtetit barbar britanik.

Viti i ri është festa e pijeve alkoolike dhe mbushjes së barkut, jo të shpirtit. Është festa e dehjes dhe e mpirjes së trurit – simboli i pushtetit të padrejtë sekularist e pagan britanik.

Në këtë aspekt festa e Krishtlindjes që e festojnë të krishterët apo festa e Jom Kipurit që e festojnë çifutët meritojnë më shumë respekt sepse festohen nga dy fe të rëndësishme, që në thelb kërkojnë të madhështojnë Zotin pavarësisht devijimit të tyre teologjik, ndërsa festa e vitit të ri është festë paganësh, festë e pushtetit zullumqar.

Për këtë arsye, është turp që ka shqiptarë, në origjinë muslimanë, që festojnë vitin e ri – simbolin e korrupsionit, simbolin e padrejtësisë, simbolin e ateizmit, simbolin e pushtetit pagan britanik, simbolin e anti-fesë, dhe simbolin e injorancës dhe zullumit.

Falenderoj Allahun që ka ligjëruar për ne muslimanët festat e bukura të Fitër Bajramit dhe Kuban Bajramit, festa që kremtojnë drejtësinë, madhërimin e Allahut, shpërndarjen e ushqimit, përkujdesjen ndaj të tjerëve, rigjallërimin e devotshmërisë, manifestimin e rëndësisë së familjes dhe kohezionit shoqëror, dhe mbi të gjitha, e sjellin njeriun më pranë dritës së Zotit.

Sabri Lushi

Dhjetor 31, 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post