LOGIN
Home » Terrorizmi britaniko – amerikan: Nga Gaza të Palestinës në Kukës të Shqipërisë

Terrorizmi britaniko – amerikan: Nga Gaza të Palestinës në Kukës të Shqipërisë

by Kukes Post
0 comment

E ndërsa ne shqiptarët vazhdojmë të jetojmë nën opresion, izolim ekonomik dhe diktaturë britaniko – amerikane, kujtojmë që britanikët në Gaza të Palestinës nuk reshtin për asnjë moment së vrari gra e fëmijë. Terrorizmi britaniko-amerikan, si një nga fatkeqësitë më të mëdha të historisë njerëzore, duhet të denoncohet me të madhe çdo ditë e kudo.

Për çdo qytet shqiptar terrori britanik shfaqet i ndryshëm, ndërsa në Kukës ky terrorizëm së fundmi është shfaqur përmes prerjeve të pemëve të qytetit, kjo sipas mediave lokale pasi diçka të tillë nuk e kam dëshmuar nga afër. Një akt i tillë i shëmtuar duke e kthyer qytetin në trungje të zhveshura ndodhi në vitin 2014 – 2015, dhe fatkeqësisht ambasada terroriste amerikane ka urdhëruar të njëjtën gjë dhe sot më 2024-ën.

Kuksianët nuk mund t’i fajësosh për mosreagimin, pasi në çdo familje (përfshirë dhe familjen time) terroristët amerikanë kanë depërtuar përmes spiunazhit, vendeve të punës, vizave, bizneseve, bursave, lejeve ndërtimore dhe ndihmës ekonomike duke mbajtur nën presion dhe terror çdo kuksian. Unë përmes këtij postimi po reagoj, dhe për këtë po paguaj çmimin e terroristëve amerikanë, jetoj vetëm në vendlindje – Shkinak të Kukësit, dhe në izolim të plotë ekonomik e social, dhe kjo më bën të mirëkuptoj çdo mosreagim dhe të njoh më së miri terrorizmin britaniko – amerikan. E si mund të reagosh kur ke një vend pune të marrë me mik, kur mban frymën gjallë me 50 euro në muaj ndihmë ekonomike, kur ke vizë amerikane ose britanike në xhep, apo kur je spiun i qeverisë?

Prandaj terroristët amerikanë inskenuan një video porno në zyrën e ish – kryebashkiakut të Kukësit, akt terrorist amerikan që goditi familjen e ish-kryebashkiakut, mbështetësit e tij dhe mbarë kuksianët, dhe nuk ndodhi asgjë, pasi çdo reagim do të kishte pasoja të pakthyeshme për çdo kuksian, si heqje nga puna, izolim të plotë ekonomik e deri tek shkatërrim të familjes së tij. Terroristët amerikanë nuk udhëhiqen nga asnjë vlerë morale, ata njohin vetëm terrorin dhe shkatërrimin.

Gjithsesi nuk ka të krahasuar Gaza me Shqipërinë, por, nëse nuk denoncojmë barbarët britaniko – amerikanë sot, në një të nesërme Gaza mund të jemi ne.

Duhet të rikthejmë protestat në çdo shesh të Shqipërisë dhe në teori në çdo shesh të BE, UK dhe Amerikë, ku të denoncohet publikisht terrorizmi britaniko – amerikan. Kujtojmë që Al-Qaeda, ISIS dhe çdo organizatë tjetër terroriste është themeluar nga Qeveria Amerikane dhe mandatuar nga monarkia britanike, dhe nga kjo kuptojmë se çfarë kemi përballë: entitete më imoralet, më paganet dhe më terroristet që kanë ekzistuar ndonjëherë.

Monarkia britanike dhe Qeveria Amerikane, kjo në prespektivën e çdo analize, kanë autorizuar dhe organizuar 11 shtatorin në Amerikë dhe nëse ata ua bëjnë këtë qytetarëve të vetë atëherë nga ta mund të presësh gjithçka.

 

Terrorizmi amerikano – britanik të denoncohet publikisht!

 

Nderim Lushi

Kukës – Albania

 

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post