LOGIN
Home » Aktivistët e nacionalizmit

Aktivistët e nacionalizmit

by Kukes Post
0 comment

Aktivistët e nacionalizmit apo ata që na flasin natë e ditë për komb e për flamur ‐ e kam fjalën për spiunët e CIA-s apo për sahanlëpirësit e pushtetit, përse këta agjentë të rëndomtë nuk na flasin për strategji zhvillimi, për plane konkrete zhvillimi, apo për agjenda kombëtare zhvillimi ekonomik?

Për fat të keq, përgjigja është një thjeshtë. Shtetet nuk kanë nevojë, dhe nuk mund të kenë, plane të pavarura zhvillimi. Nuk është ky qëllimi i formimit të shteteve.

Planet ekonomike e zhvillimore janë ekskluzivitet i qeverisë sekulariste botërore, që kontrollohet nga sekularistët britanikë.

Qëllimi i shteteve është kontrolli i njerëzve dhe implementimi i agjendave të qeverisë botërore.

Gjithësesi, njerëzit nuk duhet të jenë të vetëdijshëm për ekzistencën e qeverisë britanike botërore. Politika e vërtetë duhet të funksionojë në mënyrë sekrete.

Nga ana tjetër, për t’i mbajtur njerëzit të angazhuar, e për t’ua tërhequr vëmendjen nga politikat e vërteta të qeverisë shtypëse botërore, ata duhet të fokusohen vetëm në përralla politike: zgjedhjet, flamuri, muzikë, kombi, sporte, telenovela, dhe nacionalizëm.

Në fund të fundit, çdo gjë që i vë njerëzit në gjumë duhet të përdoret, qoftë edhe përralla nacionaliste me flamur – lecka të shpikura nga pushtuesit britanikë.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post