Home » Ismail Kadare – terrorist britanik dhe antishqiptari i shekullit

Ismail Kadare – terrorist britanik dhe antishqiptari i shekullit

by Kukes Post
0 comments

Në rrjetin social të Qeverisë Amerikane, Facebook, këto ditë janë shfaqur foto dhe statuse ku i uronin ditëlindjen e 88-të propogandistit më të madh të kohës së komunizmit, Ismail Kadare. Personalisht nuk e kam takuar kurrë monstrën dhe armikun e fjalës së lirë, por mbaj mend që në vitet 2015 – 2016, Kadare vizitoi Kukësin, në vazhdën e takimeve dhe vizitave për të shuar çdo zë të lirë dhe çdo ide të pakontrolluar që kishte lindur nga protestat e vitit 2015. E sigurisht në Kukës, siç bënte në çdo vend që ai shkon, takoi gardën e vjetër të Ish Sigurimit të Shtetit dhe armiqtë e fjalës së lirë që vazhdonin misionin antishqiptar të Kadaresë.

Monstra e terrorit britanik në Shqipëri, si njeri që simbolizon 100 vite terror dhe propagandë britanike në Shqipëri, meriton të analizohet me analiza që kapin formatin e librave, por gjithsesi një koment ku denoncohet roli i tij nuk është aspak i tepërt.

Shkurtimisht Kadare e ka të vështirë të justifikojë disa çështje:

 

  • Ai ishte shkrimtari më i suksesshëm dhe më i madh i kohës së terrorit komunist në Shqipëri. Si ka mundësi, që Ismaili lulëzoi në atë kohë izolimi dhe terrori komunist?
  • Kadare është ateist, ose pagan, dhe kjo është feja zyrtare e çdo vendi që pushton dhe mban nën zgjedhë Britania e Madhe.
  • Kadare mbron paganizmin, konfuzon krishterimin me fenë Islame  dhe në çdo gjë që shkruan ai shfaqet si armik i përbetuar i fesë Islame. Kjo në fakt është politika zyrtare dhe kauza më e madhe e Britanisë së Madhe – lufta ndaj Islamit, dhe kjo luftë nuk ka të bëjë fare me interesat dhe të drejtat e shqiptarëve.
  • Kadare është shprehur shumë herë mbi terrorizmit, i cili nga ana tjetër është gënjeshtra dhe mashtrimi më i madh që Amerika ka bërë në 50 vitet e fundit, çka vërteton që Kadare funksionon si megafon i prishur i propagandës britaniko – amerikane.
  • Kadare shan dhe sulmon vend e pavend serbët dhe grekët, por kurrë nuk sqaron që Greqia dhe Serbia janë thjesht baza britanike, çka sqaron dhe njëherë që reagimet e Kadaresë janë të njëjta me qëndrimet zyrtare të Britanisë së Madhe, e cila përdorën fqinjët tanë si maskë e pushtimit britanik dhe si konflikt të përhershëm ndaj shqiptarëve.

 

Kadare në fakt ia ka kushtuar jetën e tij propagandës së okupatorit britanik dhe çdo gjë që e lufton Britania e Madhe e lufton dhe Kadare.

Së fundmi rastësisht lexova librin e tij, Pallati i Ëndrrave, dhe në çdo fjali të atij libri skalitet dhe kurohen me kujdes të gjitha kauzat britanike, ku në thelb janë: lufta ndaj fesë Islame, Lufta ndaj Perandorisë Osmane, dhe Lufta ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me historinë e lavdishme të popullit shqiptar para periudhës të pushtimit britanik (para 1912-së).

Personalisht e shoh Kadarenë si çelësin që sqaron 100 vite të terrorit britanik dhe amerikan në Shqipëri. Nëse duam të analizojmë rolin dhe çka është Britania e Madhe për shqiptarët, atëherë një pikënisje e mirë dhe shumë e përshtatshme është analiza akademike dhe e kujdesshme e çdo gjëje që ka shkruar Kadare.

Nuk ka rëndësi se si e shohin shumë shqiptarë Kadarenë, por ai do të ngelet një terrorist britanik dhe një armik i egër i shqiptarëve.

 

Nderim Lushi

Grykë – Çajë, Kukës

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post