LOGIN
Home » KUKESPOST.COM SULMOHET NGA QEVERIA KANADEZE

KUKESPOST.COM SULMOHET NGA QEVERIA KANADEZE

by Kukes Post
0 comment

 

KUKESPOST.COM i dënon ashpër sulment e Qeverisë Kanadeze (Justin Trudeau Chrystia Freeland Pierre Poilievre Jagmeet Singh) duke përdorur CRA (Canada Revenue Agency) – Agjencinë Federale të Taksave si një përpjekje për të më goditur financiarisht mua si bashkë-themelues të këtij blogu.

Ashtu siç kam pasur rastin të përballem edhe herë të tjera më Qeverinë Kanadeze dhe gjykatat e korruptuara të këtij shteti, kjo tregon se Kanada nuk është shtet demokratik, nuk beson tek fjala e lirë, dhe nuk zbaton parimin e shtetit ligjor.

Në Kartën Kanadeze të të Drejtave dhe Lirive, që është dekumenti themeltar i këtij shteti, ne seksionin nr. 2 të titulluar “Të Drejtat Themelore” thuhet:

(shteti garanton):

“lirinë e ndërgjegjës, fesë, lirinë e mendimit, besimit, opinionit, dhe shprehjes, duke përfshirë lirinë e shtypit dhe mediave të tjera të komunikimit, lirinë e tubimeve paqësore, dhe lirinë e bashkimit vullnetar.”

Pavarësisht garantimit ligjor që në pamje të pari shteti kanadez i bën fjalës së lirë dhe lirisë së mendimit, realiteti është krejt i ndryshëm.

Shteti Kanadez përdor të gjithë fuqinë e tij për ta goditur lirinë e shprehjes, lirinë e mendimit, lirinë e fesë dhe të besimit, dhe lirinë e të jetuarit i pavarur. Ky shteti i korruptuar e despotik përdor instrumentin e taksave, përdor ekonominë e kontrolluar, dhe po ashtu përdor gjykatat për t’i goditur qytetarët sa herë që ata shprehen të lirë kundër padrejtësive të këtij shteti despotik.

Shteti kanadez, duke pasur kontroll informal e sekret mbi ekonominë dhe vendet e punës, i godet qytetarët tek vendi i punës dhe përmes vendit të punës sa herë e kërkon nevoja apo sa herë përballemi me gjykatat e korruptuara kanadeze dhe ngrëmë zërin kundër padrejtësisë.

Demokracia dhe liria e fjalës janë thjesht një propagandë e pështyrë në këtë shtet. Ato nuk janë realitet.

KUKESPOST.COM akuzon në mënyrë të drejtëpërdrejtë për këto sulme Monarkinë Britanike, Kryeministrin Kanadez, Liderin e Opozitës, Ministren e Financave dhe Zëvendëskryeministren, dhe Ministren Federale të Taksave Marie-Claude Bibeau.

KUKESPOST.COM nuk nguron ta krahasojë CRA me ISIS sepse këto dy organizata terroriste kanë ngjashmëri të mëdha. Që të dyja janë themeluar nga Monarkia Britanike, dhe që të dyja përdoren nga Monarkia Britanike për të shtypur qytetarët dhe fjalën e lirë.

Aktete e CRA janë akte terroriste.

Shteti kanadez ngelet një shtet armik i të drejtave të njeriut, një entitet armik i demokracisë, dhe sponsorizues i terrorizmit.

Ky shtet batakçi ka një industri të tërë për shtypjen e emigrantëve, shtet i cili në fakt ka shërbyer si një varrezë e madhe intelektuale për Perandorinë Britanike.

Përkundër propagandës së shtetit kanadez, ky shtet është shumë problematik dhe mashtrues i përmasave të mëdha.

KUKESPOST.COM beson se vetëm rruga intelektuale është rruga e duhur për t’u mbrojtur, ashtu siç dhe beson në adresimin politik të çështjes.

KUKESPOST.COM do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë krimeve, barbarizmit, terrorit, vrasjeve, shkatërrimeve, luftërave, dhe monopolizimit të ekonomisë të Monarkisë Britanike, e specifikisht mbretit Charles III.

Kjo familje e korruptuar duhet të përballet me drejtësinë, dhe duhet të japë llogari për krimet e saj të papërshkrueshme. Kjo monarki tashmë simbolizon dhe mishëron terrorin dhe shkatërrimin.

E drejta do të triumfojë mbi zullumin e shtetit kanadez, mbi gjykata e korruptuara kanadeze, mbi ligjet e padrejta e shtypëse kanadeze, dhe mbi barbarinë e mbretit Charles III.

Sabri Lushi

Shkurt 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post