Home » IRANI, SERBIA, IZRAELI, DHE MODELI I ARMIKUT MODERN SHPËRQËNDRUES PËR MUSLIMANËT

IRANI, SERBIA, IZRAELI, DHE MODELI I ARMIKUT MODERN SHPËRQËNDRUES PËR MUSLIMANËT

by Kukes Post
0 comments

Rënia e Perandorisë Osmane defakto gjatë luftë së parë botërore i hapi rrugë një epoke të re politike botërore me në krye Perandorinë Britanike, e cila arriti kulmin e saj në vitet 20-të të shekullit të kaluar, moment i cili u kurorëzuar me formimin e Lidhjes së Kombeve në vitin 1920 në Paris të Francës, organizatë e cila u zëvendësua me OKB-në (Organizata e Kombeve të Bashkuara) në vitin 1945.

Bota më parë nuk kishte parë një organizatë të tillë ndërqeveritare globale sepse në fakt nuk kishte kuptim. Gjithmonë kanë ekzistuar fuqi botërore që kanë përfaqësuar forca politike apo ideologji të ndryshme. Lidhja e Kombeve, e më pas OKB-ja, u bë e mundur të formohej sepse bota për herë të parë u dominua nga një perandori e vetme – ajo britanike, dhe vazhdon të kontrollohet nga e njejta elitë politike edhe sot.

Në këtë aspekt, shtetet nuk janë asgjë tjetër veçse njësi adminstrative poshtë Perandorisë Britanike, e cila është e demonstruar me anë të OKB-së. Edhe zyrtarisht, ligjet ndërkombëtare marrin përparësi mbi ligjet nacionale. Me fjalë të tjera, shtetet apo kombet nuk janë të lira të qeverisin me anë të ligjeve të tyre të pavarura.

Një botë e kontrolluar nga një perandori e vetme, pra nga Perandoria Britanike, ka avantazhet dhe disavantazhet e veta, ashtu sikurse kontrolli politik përballet me sfida unike, sfida të cilat nuk i ka përjetuar asnjë nga perandoritë e mëparshme. Jetojmë në një kohë unike sa i përket peisazhit politik botëror.

Nga avantazhet e të qeverisurit nga një perandori e vetme mund të nënvizohen gjëra si: mundësia e ndërtimit të një infrastrukture botërore, dhënies jetë të shumë projekteve ekonomike globale, gjë që nuk mund të arrihej nëse do të kishte disa perandori, zhvillimi shkencor, teknologjik, dhe evitimi ndoshta i shumë luftërave e konflikteve të përgjakshme – që potencialisht mund të ndodhnin nëse bota do të kishte dy ose më shumë superfuqi.

Disavantazhet dhe sfidat, nga ana tjetër, janë të shumta. Fakti që bota qeveriset zyrtarisht nga një qeveri apo perandori e vetme, kjo nuk do të thotë se njerëzit apo popujt nuk kanë konkurencë. Kjo nuk do të thotë se nuk ekzistojnë fraksione serioze ideologjike për shkëputjen nga pushteti sekularist britanik, ashtu sikurse kjo nuk do të thotë se të gjithë popujt janë të kënaqur me pushtetin britanik apo me qeverinë globale. Për aq kohë sa burimet natuyrore të jenë të limituara, konkurenca e lufta janë të pashmangshme.

Sa i përket grupit ideologjik i cili nuk është i kënaqur me pushtetin botëror sekularist britanik ata janë muslimanët, që përveç se feja iu imponon të kenë shtetin e tyre, të pavarur nga çdo lloj pushteti, të pavarur nga britanikët e amerikanët, të pavarur nga OKB-ja, apo nga çdo lloj perandorie tjetër po ta kishte pushtetin, por gjithashtu ata janë trashëgimtarë të një civilizimi shumë të rëndësishëm, i cili ka drejtuar botën për shekuj me radhë dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e civilizimit njerëzor.

Për më tepër, muslimanët përbëjnë një numër shumë të madh të popullsisë botërore; përbëjnë thuajse një të katërtën. Ata kanë ligjin e tyre, kulturën, dhe trashëgiminë politike, sidomos duke marrë parasysh se Perandoria Osmane – kalifati i fundit musliman, hyn në listën e perandorive më të rëndësishme të historisë së njerëzimit.

Ndër disavantazhet e tjera të qeverisjes nga një pushtet i vetëm botëror mund të përmendet mungesa e konkurencës politike, luftërat mashtruese që kontrollohen nga të dyja anët nga i njejti pushet, por që ka për qëllim vetëm për të vrarë njerëz të pafajshëm e për të mbajtur botën nën zhurmë e shkujdesje politike, përqëndrim pasurie në mënyrë të pashembullt, kriza ekonomike të shkaktuara jo nga shkaqe natyrore, por nga dora e politikës, dhe diktatura ideologjike sekulariste botërore, e cila çon përpara agjenda të rrezikshme ideologjike, siç është ateizmi dhe masakrat ideologjike.

Shkurt, nuk është lehtë për një perandori të vetme të qeverisë e të kontrollojë një botë të tërë. Kjo është sfida më e madhe e britanikëve dhe amerikanëve. Për këtë arsye, ata kanë shpikur mekanizma politikë për ta adresuar këtë problem.

Rrjedhimisht, përveç ndarjes e përçarjes së popullsisë botërore, sidomos asaj muslimane në shumë shtete, që në vetvete janë njësi adminstrative të mirëfillta, mbajtja nën tension politik të këtyre shteteve është esenciale për britanikët sepse vetëm kështu muslimanët mund ta harrojnë pushtuesin e vërtetë, që janë britanikët e amerikanët, dhe të përqëndrohen tek armiq artificialë.

Shembuj tipik të armiqve artificialë të muslimanëve janë Serbia, Irani, dhe Izraeli. Po të hedhësh një vështrim në sasinë e lajmeve apo të propagandës që bëhet lidhet me këto tre shtete është e paimagjinueshme. Kaq shumë përmenden këto shtete sa pushteti i vërtetë – britanikët dhe amerikanët, ia ka arritur qëllimit, dhe mekanizmi i shpërqëndrimit politik ka funksionuar përtej pritshmërive politike, sidomos duke marrë parasysh se muslimanët kanë Kur’anin dhe nuk duhet të kishin rënë në këtë grackë.

Edhe pse këto shtete janë plotësisht të kontrolluara nga Amerika e Britanike e Madhe, qoftë zyrtarisht e qoftë në mënyre sekrete, prap se prap muslimanët kanë rënë në kurth: kanë harruar armikun e vërtetë dhe vëmendja e tyre është përqëndruar vetëm në maskat e pushtuesit. Këto maska kanë emra si: Izrael, Serbi, apo Iran.

Këtë funksion kanë, pra, këto tre shtete – Irani, Izraeli, e Seriba, t’i mbajnë muslimanët të angazhuar me armiq imagjinarë ndërkohë që armiku i vërtetë rri në hije. Madje këto tre fantazma politike kanë bërë që armiku i vërtetë, që është Amerika dhe Britanie e Madhe, të paraqihen si heronj apo shpëtues të muslimanëve.

Ç’është e vërteta, amerikanët dhe britanikët duhen përgëzuar për këtë teknikë të tyre. Ka funksionuar dhe vazhdon të funksionojë. Edhe pse ne muslimanët e dimë shumë mirë se Serbia është formuar nga britanikët në fund të shekullit të 19-të , edhe pse ne muslimanët e dimë shumë mirë se Izraeli është formuar nga britanikët në vitin 1948, edhe pse ne muslimanët e dimë shumë mirë se Republika e Iranit është formuar nga britanikët në vitin 1979, prap se prap ne i perceptojmë si entitete politike të pavarura, sikur britanikët nuk kanë lidhje me to.

Armiku deri më sot ia ka dalë së mashtruari muslimanët, të cilët i ka përçarë në gjashtëdhjetë shtete, që i ka caktuar secilit shtet nga një flamur, nga një president apo mbret, që ka vizatuar kufijt e zhgarravina në hartë, dhe po ashtu i ka caktuar secilit shtet se cili do të jetë armiku, ndërsa vetë britanikët shikojnë shfaqjen komike të muslimanëve.

Muslimanët sot kontrollohen në mënyrën më banale të mundshme, dhe ky është një dënim që iu ka ardhur nga Allahu për shkak të gjendjes së tyre të dobët, ekzaktësisht siç e ka parashikuar Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të). Po të shohësh reagimet e muslimanëve kundër Serbisë, Iranit e Izraelit ndërkohë që kanë harruar armikun e vërtetë, e kupton shumë mirë se në ç’gjendje janë ata, se në ç’gjendje ka shkuar verbimim i tyre.

Sabri Lushi

Prill 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post