Home » Kthim tek vlerat fetare

Kthim tek vlerat fetare

by Kukes Post
0 comment

Pa kthimin tek vlerat fetare, shoqëria shqiptare është e destinuar të ketë një përfundim edhe më të keq se ç’ka përfunduar deti tani. Nga ana tjetër, sekularizmi me gjithë format e tij si komunizëm, nacionalizëm, paganizëm, apo demokraci, është shpikje perëndimore, është sistem politik pragmatist që ka vetëm një interes: si të mbajë pushtetin pavarësisht pasojave afatgjata.

Sekularizmi e ka kthyer shoqërinë në një kaos të vërtetë: të gjithë armiq të të gjithëve, përdorim i çdo mënyrë për të mbijetuar si mashtrimit, tradhtisë, gënjeshtrës, marrjes së pasurisë në mënyrë të padrejtë, dhe përqëndrimit vetëm tek interesat personale momentale në kurriz të interesit të përbashkët.

Sekularizmi ofron të gjithë paketën e vlerave shkatërruese të një shoqërie ndërsa feja islame ofron paketën e vetme të zhvillimit të shoqërisë në mënyrë të qëndrueshme.

Feja islame i mëson besimtarët se si të mos bëjnë padrejtësi pavarësisht arsyeve e motivimeve, të mos gënjejnë, të mos japin ryshfet, ndalon interesin bankar si një forme e padrejtë e marrjes së pasurisë së të tjerëve, ndalon tradhtinë e pabesinë. Feja e disiplinon individin. I mëson atij rolin në shoqëri dhe obligimet kolektive. Feja e mëson individin se kjo jetë është ndërtuar mbi themelin e sakrificës – se çfarë mund të bësh për të tjerët, e jo si t’i zhvatësh të tjerët.

Ky është Islami, dhe ky është Sekularizmi. Dallimi mes tyre është se njëra ndërton e tjera shkatërron, njëra e përgatit njeriun se si të jetë pozitiv e konstruktiv ndërsa tjetra e përgatit njeriun se si të jetë skllav i nënshtruar ndaj elitës politike e si të bëhet hipokrit dritëshkurtër.

Shoqëria duhet të njihet me këtë dallim. Shoqëria duhet ta njoh të vërtetën e Sekularizmit, që është një kancer vdekjeprurës për shoqërinë dhe të ardhmen e saj. Shoqëria duhet të bëhet e ditur për ligjet e padrejta sekulariste dhe korrupsionin e elitës politike.

Përmes sqarimit të këtij kanceri sekularist dhe përmes modeleve autentike fetare, shoqëria mund të arrijë ta kuptojë të vërtetën e Sekularizmit shkatërrues.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post