Home » Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë

by Kukes Post
0 comments

Para ca kohësh, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë imponoi disa rregulla komuniste mbi punonjësit e policisë, mes të tjerash ishte, “policët janë të detyruar të paraqiten të rruajtur në punë.”

Në vend që të fokusohej në gjëra më të rëndësishme që kanë të bëjnë me rendin, me shporrjen e terroristëve të CIA-s nga Shqipëria, apo me liberalizimin ideologjik të policisë së shtetit, drejtori i përgjithshëm – ky individ i indoktrinuar nga komunizmi britanik dhe nga modelet terroriste të CIA-s, mendon se keqtrajtimi i punonjësve të policisë dhe shfrytëzimi i tyre ideologjik ka më shumë rëndësi.

Drejtori i policisë së shtetit duhet të heqë dorë nga këto ide komuniste dhe barbare të imponuara nga britanikët dhe organizata terroriste e CIA-s.

Punonjësit e policisë janë qytetarë të lirë, dhe duhet të trajtohen si të tillë. Imponimi i ruajtjes apo mos rruajtjes së mjekrës përbën shkelje të lirive më themelore të njeriut.

Ministri i Brendshëm duhet ta largojë këtë relike të komunizmit nga ai post i lartë shtetëror pasi ky njeri përbën rrezik ideologjik për popullin tonë.

Komunizmi britanik nuk ka më vend në Shqipëri. Mjaft na kanë shtypur këta armiq.

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post