LOGIN
Home » KONTROLLI DRAKONIK SHTETËROR: SHKOLLA, MEDIAT, DHE PUNA

KONTROLLI DRAKONIK SHTETËROR: SHKOLLA, MEDIAT, DHE PUNA

by Kukes Post
0 comment

Ndryshe nga se ç’e koncepton feja islame modelin e pushtetit, duke filluar nga organizimi i shoqërisë, ekonomisë, diturisë, apo institucioneve legjislative – të bazuar në autoritet hyjnor, koncepti britanik i pushtetit është i ngritur mbi parimin e kontrollit të egër, absolut, dhe masiv të popullsisë. Pra, i gjithë sistemi – ekonomia, organizimi institucional i shoqërisë, legjislativi etj., ka vetëm një objektiv final: kontrollin dhe vetëm kontrollin.

Kontrolli i njerëzve – që është thelbi i pushtetit britanik – kërkon parësisht askesin e shtetit tek njerëzit. Pa akses nuk ka kontroll, ose kontrolli është thuajse jo ekzistent.

Ç’ËSHTË AKSESI?

Si kocept politik, ndoshta fjala ‘akses’ nuk ka një përkthim të fjalëpërfjalshëm në gjuhën shqipe, kështu që përdoret shqipërimi i fjalës “access” i ardhur nga gjuha angleze, fjalë me origjinë latine.

Akses do të thotë: e drejta apo mundësia për të hyrë diku, për të shikuar apo përdorur diçka apo dikë, për të hyrë në një ndërtesë, vend, ose për të përdorur një burim natyror, një person, një shteg etj.

Akses i shtetit tek njerëzit do të thotë: mundësia e shtetit për t’i takuar njerëzit, për të folur me ta, për t’i përdorur e për t’i ndikuar ata, e deri tek mundësia për të hyrë edhe në familjet apo banesat e tyre.

AKSESI DHE KONTROLLI

Me të drejtë do të ngrihej pyetja se a nuk ka të drejtë që shteti të ketë akses tek njerëzit, pra t’i takojë ata, të flasë me ta, dhe madje edhe t’i ndikojë ata sepse në fund të fundit ajo është puna e shtetit.

Përgjigja e shkurtër do të ishte: po dhe jo në të njejtën kohë.

Sipas një modeli të drejtë politik, ashtu siç do ta konceptonte feja islame, puna e pushtetit është që të merret me administrimin e çështjeve të përgjithshme të shtetit, me rendin publik, me ekonominë, me garantimin e funksionimit të gjykatave që operojnë mbi legjislacionin islam – pra që nuk e ka në dorë mbreti për t’i bërë ligjet, dhe me edukimin e njerëzve ku si standart shërben prap autoritetit hyjnor, jo agjendat personale të mbretit.

Sa i përket sekularizmit britanik, që është pak a shumë modeli politik që zbatohet kudo në botë, përfshirë edhe vendet muslimane, aksesi i shtetit tek njerëzit duhet të jetë i palimituar edhe pse i realizuar shpesh me mënyra të tërthorta. Me fjalë të tjera, shteti duhet ta ketë derën hapur njëzet e katër orë në mënyrë që të ketë kontroll total mbi popullsinë.

SI REALIZOHET KONTROLLI

Siç e përmenda më sipër, kontrolli kërkon akses tek njerëzit. Sipas pushtetit të sekularizmit britanik, kjo arrihet përmes tre pistave të rëndësishme: shkolla, media, dhe puna. Këto të tria i japin shtetit thuajse akses absolut tek njerëzit, përtej aksesit natyral apo të domosdoshëm.

SHKOLLA

Në shkollë, fëmijët janë të eksopzuar ndaj propagandës ideologjike të shtetit dhe janë në kontakt të drejtëpërdrejtë me misionarët apo shërbëtorët ideologjik të shtetit në kohën më kritike të jetës së tyre, aq sa shkolla, pra mësuesit dhe profesorët, ka më shumë akses tek ta se sa vetë prindërit.

Sipas sekularizmit britanik, qëllimi kryesor i shkollës nuk është që të shpërndajë diturinë, që t’iu mësojë fëmijëve dije e gjuhë, t’i mësojë ata si të shkruajnë bukur apo të lexojnë rrjedhshëm, që të mësojnë shkencë apo që të ndriçohen nga dituria.

Po ashtu, qëllimi i vërtetë i shkollës nuk është që t’i përgadisë nxënësit profesionalisht që të jenë të aftë të punojnë apo të sigurojnë një jetë më të lehtë kur të mbarojnë shkollën.

Qëllimi vërtetë i shkollës sipas konceptit britanik është aksesi i shtetit tek fëmijëve, që t’i ndikojë ata ideologjikisht, t’i brumosë me propagandën sekulariste të shtetit, t’iu mësojë atyre verisonin e shtetit ndaj të vërtetës, shkencës, historisë etj. Prandaj librat e shkencave sociale janë të mbushura me gënjeshtra ashtu siç dhe librat e shkencave natyrore janë të mbushura me gjëra apo koncepte jorelevante për jetën e përditshme.

Qëllimi i shkollës në të njejtën kohë është shtypja e nxënësve, dëmtimi i talentit të tyre përmes një sistemi akademik të programuar nga ekspertë të kontrollit të fëmijëve, dhe dëmtimi i aftësive të tyre menduese. Njerëzit që mendojnë e që përdorin trurin nuk kontrollohen e nuk shfrytëzohen lehtë nga shteti, kështu që truri konsinderohet një problem i madh për pushtetin sekularist.

MEDIAT

Përmes mediave, pushteti iu flet njerëzve drejtëpërdrejtë, pa asnjë filtrim apo pengesë, kudo që ndodhen ata, në shtëpi, në dhomë të gjumit, në kafene, duke pirë kafenë e mëngjesit në dhomën e ndenjes apo duke gatuar, për të mos thënë edhe në banjo.

Përpara se të shpikeshin radio dhe televizori, aksesi i pushtetit tek njerëzit ka qënë pakrahasimisht më i cënguar. Në kohën e sotme, arma më e fortë e pushtetit për kontrollin e njeriut është media: lajmet, filmat, humori, muzika, debatet politike, konferencat për shtyp, fushatat elektorale, filmat dokumentare, telenovelat etj.

Nëse dikur pushteti ka qënë shumë më i dobët dhe i brishtë, sot ky lloj pushteti sekularist që ka në dorë të gjithë mediat është pushtet ekstremisht i fortë edhe pse sillet si viktimë.

PUNA

Pista tjetër shumë e rëndësishme për pushtetit që ka të bëjë me aksesin, pra me kontrollin e qytetarëve, është puna. Në kohën moderne, puna nuk është më thjesht një faktor prodhimi, por akses i pushtetit tek qytetarët, kështu që koncepti i punës, i ligjeve dhe rregulloreve të punës, i hulumtimeve që kanë të bëjnë me të, i organizimit të ekonomisë, i formimit të korporatave, i taksave, i liçensave etj. të gjitha sillen rreth aksesit të shtetit tek njerëzit.

Në punë qytetarët takohen, kanë një epror, kalojnë një pjesë të rëndësishme të jetës së tyre, gjenden në një ambjent kolegësh që jo domosdoshmërisht i kanë zgjedhur ata, dhe puna mbi të gjitha iu jep të ardhura, rrjedhimisht vendi i punës është një mundësi e mirë e pushtetit për të komunikuar me qytetarët, për t’i ndikuar ata, për t’ua kontrolluar jetën – qoftë direkt përmes imponimit të orarit të punës apo detyrave të caktaura, e qoftë indirekt përmes influencimit me anë të agjentëve të shtetit apo përmes agjentëve sekretë në vendin e punës.

Për pushtetin, vendi i punës është aksesi i drejtëpërdrejtë i shtetit ndaj qytetarëve, prandaj sipas pushtetit britanik të gjithë duhet të shkojnë në punë: burra e gra.

KAMUFLIMI I PUSHTETIT

Nuk ka dyshim se të gjitha këto probleme i kanë identifikuar dhe adresuar njerëzit vazhdimisht, prandaj edhe në ditët e sotme në botë ka me miliona qytetarë që janë mosbesues ndaj shkollës, që nuk i besojnë shtetit, që nuk mbajnë TV në shtëpi, që nuk e lejojnë gruan të shkojë në punë, që edhe vetë kur shkojnë në punë janë të përgaditur të përballen me agjentët e shtetit, kështu që ideja e aksesit të shtetit ndaj qytetarëve nuk është gjë e re aspak.

Në radhë të parë, pushtetit sekularist britanik e ka arritur këtë akses me forcën e barut dhe të tankeve. Sigurisht që njerëzit kanë shfaqur rezistencë ndaj aksesit të pushtetit duke refuzuar shkollat e pushtetit sekularist, duke mos i lejuar gratë e tyre të punojnë në kompani që direkt apo indirekt i kontrollon shteti, e që kanë refuzuar të fusin në shtepitë e tyre mediat, mirëpo pushteti ka vrarë e ka prerë njerëz vazhdimisht – kushdo që reziston. Prandaj, pushteti britanik e mban botën në luftë, nga një luftë në tjetrën, duke filluar nga lufta e parë botërore. Lufta është një mundësi e mirë për të eleminuar pengesat politike, ata të cilët pushteti britanik i quan armiq të klasës, armiq të popullit, ekstremistë, radikalë, borgjezë etj.

Së dyti, pushteti ka zgjedhur një mënyrë të mençur dhe mashtruese për ta kamufluar apo maskuar aksesin. Për këtë arsye, që njerëzit të mos e perceptojnë vendin e punës si vendi ku pushteti kontrollon qytetarët ideologjikisht, apo shkollën si vendin e tru-shpërlarjes dhe të shkatërrimit të aftësisë menduese, apo se mediat i shërbejnë pushtetit, sekularistët britanikë kanë shpikur konceptin e pavarësisë institucionale apo sektorit privat.

Sipas pushtetit britanik, mediat janë të pavarura, bizneset janë private, ndërsa shkollat janë institucione akademike e shkencore të pavarura, kështu që pushteti as që e ka mendjen tek aksesi ndërkohë që pavarësia e parulla të tilla janë gjepura, që nuk kanë asnjë kuptim në realitet. Në fakt, pushteti sillet si viktimë që mezi po i kontrollon qytetarët, që nuk ka në dorë as shkollat, që mediat janë të lira dhe funksionojnë si pushteti i katërt në konkurrencë me pushtetin e vërtetë – mashtrim tipik britanik.

Mashtrimi i pushtetit është kaq i madh dhe forca e tij është kaq marramendëse sa të të mbushin mendjen sikur ka shumë liri.

KONKLUZIONI

Pushteti sekularist britanik ka një objetiv kryesor: kontrollin dhe vetëm kontrollin e qytetarëve, që realizohet përmes tre pistave kryesore: shkollës, mediave, dhe punës, që pikërisht përbëjnë tre shtyllat e aksesit.

Sabri Lushi

Mars 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post