Një prej komponentëve kryesor i çdo feje, ideologjie politike, apo modeli pushteti është paraja. Në fund të fundit, një prej të vërtetave aksiomatike të kësaj bote është masa e limituar e burimeve natyrore. Çdo gjë është e limituar: toka, uji, energjia, sasia e produkteve bujqësore, burimet njerëzore, jeta e njeriut, dhe mbi të gjitha koha, kështu që modeli ekonomik që një ideologji politike apo feja ofron është i një rëndësie themelore.
Feja islame nuk bën përjashtim, ashtu sikurse edhe modeli politik britanik i cili kontrollon botën sot nuk e ka anashkaluar rëndësinë e modelit ekonomik.
Paraja është energji dhe energjia është para. Paraja është fuqi, por jo e gjithë fuqia vjen nga paraja. Paraja është mjet; ajo është mekanizëm apo armë me anë të së cilës arrihen shumë objektiva.
Objektivi madhor i parasë apo i ekonomisë është t’i sigurojë në thelb njeriut ushqim, veshëmbathje, dhe strehim – apo dy mirësitë esenciale: ushqim dhe siguri.
Në këtë aspekt, mënyra se si arrihen kotë objektiva, sa e qëndrueshme është mënyra, nëse modeli ekonomik përdoret për të arritur edhe agjenda të tjera politike, nëse buka e gojës përdoret si armë ideologjike nga regjimi politik, apo edhe se çfarë qasje duhet të kenë njerëzit ndaj varfërisë e ndaj pasurisë, të gjitha këto janë çështje që nuk mund t’i anashkalojë as feja e as ideologjitë politike, në këtë rast, sekularizmi britanik – modeli dominues qeverisës në botën e pushtuar nga Perandoria Britanike që prej një shekulli.
FEJA ISLAME
Duke marrë në konsideratë rëndësinë e ekonomisë, nuk mund të imagjinohet që feja islame të mos parashtrojë modelin e saj hyjnor ekonomik. Sigurisht që udhëzimi islam ka parashtruar të gjithë elementët ekonomikë të nevojshëm e të domosdoshëm për të ndërtuar një ekonomi të drejtë, ashtu sikurse ka përfshirë të gjithë ato mekanizma penguese për shpërdorime ekonomike për qëllimi politike e ideologjike.
Në radhë të parë, feja islame e ka ndaluar kamatën apo interesin bankar, gjë që nuk mund të përdoret as nga pushteti e as nga elita e të pasurëve për t’i skllavëruar të varfërit.
Për më tepër, përmes praktikimit të fesë – faljes së namazit si adhurimi qëndror e që kjo e drejton muslimanin tek modeli ekonomik që i përshtatet jetës së tij, ashtu sikurse fokusimi tek produktet që i lejon feja, mënjanimi i produkteve haram, dhënia e borhxit pa interes, bashkëpunimi në devotshmëri e në gjëra të mira, mos-bashkëpunimi në të ndaluara e në padrejtësi, dhënia e zekatit nga të pasurit për kategoritë që Allahu i ka caktuar – jo politika, inkurajimi që feja iu bën besimtarëve ta ndihmojnë njëri tjetrin financiarisht, obligueshmëria fetare e burrit për përgjegjësitë financiare në familje, të drejtat financiare të gruas në familje dhe obligueshmëria e saj për t’iu bindur bashkëshortit, rregullimi i trashëgimisë me tekst kur’anor, dhe konsiderimi i pasurisë së besimtarit si një e drejtë themelore apo si një e drejtë e shenjtë dhe e pacënueshme nga askush, të gjithë këto elementë kontribuojnë në formësimin e një ekonomie të drejtë, funksionale, të qëndrueshme, dhe garantuese për rezultate ideologjike optimale.
Feja islame nuk e mundëson kontrollin e njerëzve përmes parave me interes bankar – nuk ia jep mundësinë as shtetit e as të pasurëve që përfitojnë nga varfëria e qytetarëve.
Feja islame e ndalon rreptësisht alkoolin, drogën, bixhozin, prostitucionin, e produkte e shërbime të ngjashme me to që jo vetëm e shkatërrojnë shëndetin, mendjen, dhe moralin e njeriut, por përdoren edhe si mekanizma për t’i kontrolluar njerëzit politikisht ashtu sikurse përdoren nga politika edhe për t’ua mbledhur paratë qytetarëve.
Mbi të gjitha, feja islame nuk i ka dhënë qeverisë pushtet të palimituar për kontrollin e parasë e të ekonomisë.
SEKULARIZMI BRITANIK
Pushteti sekularist ka një qasje krejt të ndryshme ekonomike, qoftë nga pikëpamja teorike, nga mekanizmat që përdor, e qoftë nga objektivat politike e sociale që kërkon të arrijë. Teorikisht, edhe sekularizmi britanik këron t’u sigurojë njerëzve ushqim e strehim. Problemi nuk qëndron tek vizioni teorik, por tek objektivat reale apo de fakto të cilat vihen re në mënyrë deduktive – duke parë se çfarë realisht ndodh në praktikë.
E para, pushteti modern nuk ka asnjë lloj kodi moral në parim, kështu që përdor çdo lloj praktike, mënyre, produkti, shërbimi, apo mekanizmi që në pamje të parë prodhon para pa u thelluar në pasojat negative afatgjata. Rrjedhimisht, sekularistët e lejojnë interesin bankar, i lejojnë produktet e shërbimet që feja i ndalon, si alkooli, bixhozi, prostitucioni, shfytëzimi i njeriut, mashtrimi, reklamat, shfrytëzimi i dobësive të njeriut në harxhimin e parasë në nevoja të parëndësishme, monopoli ekonomik etj.
Gjithsesi, dy janë elementët më kryesorë që e dallojnë ekonominë sekulariste nga ajo e modelin islam: interesi bankar dhe taksat.
Interesi bankar dhe taksat janë dy armët më të fuqishme që ka një qeveri sekulariste. E para, qeveria sipas modelit sekularist ka të drejtë ta taksojë pasurinë e qytetarëve, mund t’i rrisë taksat si të dojë, kur të dojë, t’i taksojë disa produkte më shumë se disa të tjera, dhe t’i konfiskojë ato prona për të cilat nuk paguhen taksa. Me fjalë të tjera, qeveria e modelit sekularist ka kontroll absolut mbi pasurinë e qytetarëve, gjë që një qeveri muslimane nuk e gëzon. Pasuria e muslimanit është një e drejtë e garantuar nga Zoti, kështu që shteti nuk mund ta anashkalojë këtë fakt.
Për më tepër, intersi bankar është një mekanizëm tipik i përdorur nga qeveritë sekulariste për shfrytëzimin financiar të qytetarëve, për shfrytëzimin e papjekurisë së tyre për të blerë gjëra jo domosdoshmërisht të nevojshme, për shfrytëzimin politik të tyre, për monopolizimin e ekonomisë në afatgjatë, dhe për rritjen e disa çmimeve apo shërbimeve, siç është strehimi apo shëndetësia, në mënyrë krejt jo realiste apo jo të përballueshme, gjë që e ka bërë jetën e qytetarit një skllavërim të plotë.
Nëse sipas modelit islam pjesa më e madhe e ekonomisë është në dorën e njerëzve dhe transaksionet financiare realizohen në mënyrë të pavarur nga shteti, sipas modelit sekularist britanik qeveria apo shteti kontrollon në mënyrë absolute e totalitare të gjithë ekonominë, madje edhe ekonomia private e qytetarëve është në vetvete subjet i juridiksionit qeveritar.
Në modelin sekularist, shteti ka rol qëndror. E gjithë ekonomia mundësisht duhet të kontrollohet nga shteti – nga elita drejtuese. Çdo shërbim mundësisht duhet të ofrohet nga shteti apo nga korporatat të cilat i kontrollon elita drejtuese edhe pse nominalisht paraqiten si private.
Paraja është fuqi politike, dhe në modelin sekularist ekonomia është monopol shtetëror; me fjalë të tjera, shteti kontrollon paranë, që do të thotë, ka fuqinë politike ndërkohë që njerëzit janë të zhveshur nga fuqia politike.
Në njëqind vitet e fundit, që kur britanikët e kanë marrë botën në dorë, kanë arritur të vendosin e të ndërtojnë një sistem ekonomik të kontrollit absolut, ndoshta përtej monopolit klasik. Shteti kontrollon gjithçka: kontrollon ligjin, zbatimin e ligjit, politikë-bërjen, ekonominë, burimet natyrore, punësimin, bankat, shërbimet, shëndetësinë, arsimin, transaksionet financiare, taksat, ligjin e taksave, buxhetin, lejet e biznesit, planin e zhvillimit e deri tek kafshata e bukës. Asgjë nuk e kufizon pushtetin sekularist sepse nuk ka as moral e as ligj hyjnor.
Jo se modeli britanik nuk i realizon disa objektiva kryesore të ekonomisë, por problemi është se individët nuk kanë praktikisht asnjë pjesë të ekonomisë nën zotërimin e tyre. Nuk ka ekonomi të pavarur. Nuk ka transaksione të pavarura. Madje as nuk inkurajohen bashkëpunime ekonomike apo ndihma financiare jashtë sferës së kontrollit të shtetit, për të mos thënë se gjëra të tilla penalizohen nga shteti.
Të mos harrojnë se kontroll ekonomik do të thotë gjithashtu edhe kontroll ideologjik.
DREJT KU PO ECET EKONOMIKISHT E POLITIKISHT?!
Sekularistët britanikë e kanë arritur kontrollin absolut ekonomik. Ata kontrollojnë ekonominë, paranë, mënyrat e bërjes së parasë, burimet e të ardhurave, dhe kanë monopol absolut. Megjithatë, procesi i kontrollit nuk ka mbaruar.
Qëllimi i sekularistëve britanikë është të arrijnë kontroll absolut edhe në aspektin ideologjik, gjë që garanton kontroll afatgjatë e të qëndrueshëm në çdo aspekt.
Për këtë arsye, britanikët duan në radhë të parë ta heqin nga faqja e dheut fenë islame – si modeli ekonomik kërcënues për pushtetin e tyre. Ata po e përdorin kontrollin ekononik për të realizuar kontrollin ideologjik, po destabilizojnë ekonomitë natyrore të njerëzve, po shkaktojnë luftëra në mënyrë periodike si një mënyrë efikase për të konsoliduar kontrollin ekonomik e për t’ua konfiskuar paratë njerëzve, po krijojnë kriza ekonomike në mënyrë krejt artificiale, të gjitha këto për t’i përdorur në luftën e tyre ideologjike kundër fesë islame.
Gjithashtu, modeli britanik i pushtetit i kushton rëndësi të veçantë alokimit të paras në luftën e tyre ideologjike. Si një mekanizëm ekonomik me efekte ideologjike, paraja alokohet vetëm tek njerëzit e kontrolluar nga shteti (pushteti britanik), vetëm tek ata që nuk e investojnë atë në drejtimin e duhur për të ndërtuar një ekonomi të pavarur, vetëm tek armiqtë e fesë, tek imoralët, tek ata që e degjenerojnë shoqërinë, tek njerëzit më negativë të shoqërisë, por që i shërbejnë agjendave britanike të konsolidimit të kontrollit politik, ekonomi, e ideologjik të shoqërisë.
KONKLUZIONI
Lufta mes fesë islame dhe sekularizmit britanik është luftë fetare, luftë ideologjike, luftë nervash, luftë durimi, dhe gjithashtu është luftë ekonomike. Lufta ekonomike dhe lufta ideologjike përbëjnë një rreth vicioz: njëra afekton tjetrën dhe anasjelltas.
Gjithsesi, edhe pse muslimanët janë nën kontrollin ekonomik e politik të sekularistëve britanikë, feja islame i përmban të gjitha instruksionet hyjnore të çlirimit ekonomik e politik nga armiqtë tanë. Feja islame është shpallur nga Allahu për ta çliruar njeriun: për ta çliruar nga shfrytëzimi, nga poshtërimi ekonomik, nga skllavëria, dhe nga nënçmimi ndërsa se çfarë kërkon të arrijë sekularizmi britanik, këtë të gjithë po e vëmë re në atë se çfarë po i bën botës.
Sabri Lushi
Dhjetor 2024