Home » Zhgënjen sulltani i Turqisë

Zhgënjen sulltani i Turqisë

by Kukes Post
0 comments

Sulltani i Turqisë, ai i cili në është paraqitur si lideri i umetit islam, ai i cili e ka në zemër çështjen e Palestinës, që madje po luan edhe rol vendimtar në luftën teatrale të Ukrainës, na ka zhgënjyer plotësisht.

Normalisht, këto ditë pritej që si masë konkrete për adresimin e asaj që po ndodh në Gaza, ai të dëbonte ambasadorin e SHBA në Ankara, të largonte bazën ushtarake amerikanë që vazhdon të qëndroj në Turqi – në zemrën e Perandorisë Osmane, të largonte Turqinë nga organizata terroriste e NATO-s, dhe të braktiste OKB-në.

Këto veprime duhet t’i bënte jo vetëm Erdogan, por të gjithë liderat e vendeve muslimanve, sidomos sa i përket përzënies së ambasadorëve amerikanë dhe prishjes së lidhjeve diplomatike me SHBA – shtetin më të korruptuar të botës.

Përse nuk i marrin këto masa? Përse nuk i përzënë ambasadorët amerikanë? Përse nuk e braktisin OKB-në, e madje ta shpallin atë si shtëpi publike e Perandorisë Britanike?

Nuk e bëjnë këtë liderat muslimanë sepse ata janë agjentë e spiunë të CIA-s. Ata nuk janë lidera, por adminstratorë të emëruar nga pushtuesi.

Si radio të prishura, ka mbi tetë dekada që përmendin vetëm një fjalë: zionistët, zionistët, ndërsa nuk marrin asnjë masë konkrete politike.

Se desh harrova, liderat muslimanë janë të famshëm vetëm për një gjë: për investimet e tyre në ndërtimin e burgjeve, në zgjerimin e tyre, në shtimin e numrit të policëve për të arrestuar njerëz të pafajshëm, në burgosjen e dijetarëve dhe në tradhëtinë e muslimanëve, siç bënë me rastin e Sirisë, ku me mijëra të rinjë përfunduan në kurth.

Umeti islam është nën pushtimin total të britanikëve barbarë dhe qeverisë terroriste amerikane.

Muslimanët sot nuk drejtohen nga udhëheqës, por nga spiunë e agjentë amerikanë, dhe çdo vendim që ata marrin, konsultohen së pari me shefin e CIA-s dhe pushtetin barbar britanik.

T’i quash liderat muslimanë agjentë e spiunë perëndimorë nuk është fyerje për ta. Në fakt, ata e kanë për nder këtë gjë. Shumë prej tyre e konsiderojnë vlerë që kanë studiuar në shkollat ushtarake britanike e amerikane, që janë trajnuar në Amerikë. Gjithashtu, t’i quash ata spiunë e agjentë amerikano-britanikë është përsëri nder sepse të paktën populli nuk pret gjë prej tyre.

 

Sabri Lushi

You may also like