Home » Turqia dhe Arabia Saudite të dëbojnë ambasadorët amerikanë dhe ato britanikë

Turqia dhe Arabia Saudite të dëbojnë ambasadorët amerikanë dhe ato britanikë

by Kukes Post
0 comments

Nëse Arabia Saudite dhe Turqia pretendojnë se janë vende të pavarura, duhet të tërheqin ambasadorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar në mënyrën më urgjente, dhe mës pas, pse jo, të shkëpusin marrëdhëniet diplomatike me këto shtetete terroriste – shtete që vrasin fëmije e gra.

Nuk ka dyshim që të dyja, Republika e Turqisë dhe Mbretëria e Arabisë Saudite, janë të kontrolluara nga Britania e Madhe dhe Qeveria Amerikane, porse nëse shtohen zërat nga umeti islam që këto vende duhet të shkëpusin lidhjet diplomatike me armiqtë e Islamit – Qeverinë Amerikane dhe Britaninë e Madhe, atëherë qeveritë respektive të Turqisë dhe Arabisë Saudite janë të detyruara të veprojnë qoftë edhe sa për formalizëm, mirëpo ky formalizën do të ketë efekt shumë pozitiv tek mbarë umeti islam.

Njëkohësisht, Amerika dhe Britania e Madhe – barbarët e botës, do të marrin një mesazh të qartë nga muslimanët: se ato nuk janë të mirëpritura. Barbarët duhet ta dinë me ta nuk ka bashkëpunim.

Nëse ne muslimanët e artikulojnë faktin se Qeveria Amerikane dhe Britania e Madhe janë armiqtë tanë të përbetuar, shumë shpejtë këto dy vende terroriste nuk do të gëzojnë asnjë simpati nga bota islame, dhe ky do të jetë një hap i madh për bashkimin e umetit islam.

Gjithashtu, Arabia Saudite dhe Turqia duhet të pëzënë bazat ushtarake amerikane nga vendet e tyre. Është turp i madhe që ushtria e armikut qëndron në tokën e muslimanëve.

Po ashtu, ato duhet të mbyllin menjëherë çdo qendër apo zyrë të CIA-s, që përdoret për të trajnuar spiunë e agjentë nga radhët e muslimanëve.

CIA duhet të deklarohet si organizatë terroriste, mes të tjerash, edhe si strategji për ta zbrapsur procesin e rekrutimit të spiunëve nga radhët e muslimanëve. Nuk ka dyshim se CIA është kanceri i umetit islam. Shporrja e kësaj organizate terroriste nga vendet muslimane do të hapi rrugën e bashkimit.

Për ta mbyllur, Arabia Saudite dhe Republika Turke duhet të vendosin nëse janë në krah të muslimanëve apo në krah të terroristëve britanikë dhe atyre amerikanë.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post