Home » THIRRJE PUBLIKE PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË LIDHJE ME GJENOCIDIN NË GAZA

THIRRJE PUBLIKE PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË LIDHJE ME GJENOCIDIN NË GAZA

by Kukes Post
0 comment

Si musliman, si qytetar shqiptar, si njeri e prind, në reagim ndaj gjenocidit të tmerrshëm që po ndodh në Gaza të Palestinës, ku po vriten gra e fëmijë, pleq e njerëz të pafajshëm, për shkak të besimit të tyre fetar, në mes të botës, po vriten e masakrohen nga mercenarë e ushtarë amerikanë e britanikë, apo nga mercenarë izraelitë nën komandën e ushtrisë amerikane, me armë e mjete të ofruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, i bëj thirrje Presidentit të Republikës së Shqipërisë, shkëlqesisë së tij z. Bajram Begajm (Bajram Begaj) që:

Republika e Shqipërisë duhet të marrë masa urgjente për të adresuar gjenocidin dhe krimet e luftës së ushtrisë izraelite në Gaza. Edhe pse ne jemi një vend i vogël për nga sipërfaqja gjeografike, reagimi politik i Shqipërisë zyrtare ka rëndësi morale e strategjike.

Si përkujtim e saktësim, ashtu siç ju e dini mirë z. President, Izraeli nuk është shtet real, por një bazë ushtarake britaniko-amerikane, e formuar nga Perandoria Britanike me vendim zyrtar të Qeverisë Britanike në vitin 1917 dhe me miratimin e Mbretit George V, projekt i cili u realizua nga britanikët në vitin 1948. Nuk ka dyshim se qëllimi i formimit të shtetit të Izraelit nuk ka pasur të bëjë aspak me një nevojë politike për të siguruar një strehë sigurie për popullin e shtypur çifut – kjo ka qënë thjesht një alibi britanike, porse ai shtet është formuar nga britanikët dhe amerikanët për të sulmuar muslimanët, për t’i mbajtur ata nën presion permanent politik e ushtarak, dhe për ta përdorur atë si bazë ushtarake dhe qendër spiunazhi për pushtetin britanik kundër muslimanëve, sidomos për të adresuar pushtimin e tyre nga Perandoria Britanike mbas rënies së Perandorisë Osmane.

Kështu që, reagimet kundër barbarizmit ushtarak që po ndodh në Gaza nga mercenarët izraelitë nuk përbën aspak një veprim anti-semitik pasi ai shtet nuk është semitik apo çifut, por një bazë ushtarake britaniko-amerikane, e cila financohet e suportohet nga ata. Ne populli shqiptar i respektojmë të krishterët dhe çifutët, por Izraeli nuk është shtet çifut. Ai shtet po vret e pret në emër të lakmisë dhe babëzisë politike të dy vendeve barbare: të Amerikës e Britanisë së Madhe.

Si reagim ndaj terrorit dhe gjenocidit që po ndodh kundër fëmijëve e grave muslimane në Gaza, me urdhër të drejtëpërdrejtë nga Presidenti Amerikan Joe Biden dhe nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, dhe për llogari të tyre ushtarake e strategjike, Republika e Shqipërisë duhet të ndërpres marrëdhëniet diplomatike në mënyrë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Mbretërinë e Bashkuar.

Vendi ynë nuk mund të mbajë marrëdhënie diplomatike e politike me shtete batakçie e me qeveri terroriste, siç janë ato amerikane e britanike. Amerika dhe Britania e Madhe kanë dëshmuar se janë vende të padenja për të merituar sadopak respekt.

Shqipëria nuk duhet të qëndrojë në anën e terroristëve britanikë e atyre amerikanë. Ata janë barbarë. Ata vrasin fëmijë e gra. Ata nuk kanë respekt për jetën e njeriut. Atë që po e bëjnë sot kundër palestinezëve muslimanë, këtë mund ta bëjnë ata kundër nesh nesër.

Gjithashtu, duhet nënvizuar fakti se historia e Amerikës dhe Britanisë së Madhe është histori terrorizmi, shtypje, tiranie, krimesh e vrasjes, puçesh ushtarke, copëtimi shtetesh, shfrytëzimi burimesh natyrore, vrasjesh politike e krimesh çnjerëzore. E vërteta është se nuk ka organizatë terroriste në botë që të mos jetë formuar, suportuar, e shfrytëzuar nga Qeveria Amerikane dhe Britania e Madhe.

Muslimanët kanë vuajtur dhe vazhdojnë të vuajnë nga barbarët amerikanë dhe terroristët britanikë, kështu që Republika e Shqipërisë duhet të distancohet nga bota e terrorizmit dhe barbarizmit, nga bota e luftës dhe korrupsionit, nga bota e shtypjes dhe shfrytëzimit, nga ata që vrasin gra e fëmijë e pleq duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike.

Në të njejtën kohë, ne shqiptarët nuk duhet ta harrojmë faktin e hidhur se diktatori komunist Enver Hoxha u vu në pushtet nga britanikët, dhe gjithë ajo periudhë politike e zezë për popullin tonë ishte si rezultat i britanikëve – i armiqvë tanë. Kjo është edhe një arsye tjetër se pse Shqipëria duhet t’i prishi marrëdhëniet diplomatike me Amerikën dhe Britaninë e Madhe.

Jam i bindur se britanikët dhe amerikanët i njohin mirë shqiptarët. Ata e mbajnë mend mirë disfatën ushtarake që Muhamed Ali Pasha u shkaktoi në fillim të shekullit të 19-të në Egjipt, duke i përzë ata të nënçmuar e të gjunjëzuar. Shqiptarët e Muhamed Ali Pashës iu kanë dhënë një mësim të mirë britanikëve barbarë në të kaluarën, kështu që nuk është e habitshme që shqiptarët edhe sot të tregojnë lartësinë e duhur politike ndaj këtyre kriminelëve, që vrasin gra e fëmijë.

Nuk duhet të harrsoh z. President se ne jemi populli i kryevezirëve të Perandorisë Osmane dhe i gjeneralëve trima që kanë luftuar kundër Evropës barbare. Ne jemi populli i cili i kemi treguar vendin perëndimit të korruptuar e barbar gjatë periudhës së Perandorisë sonë Osmane. Ne sot jemi të pushtuar nga britanikët, të kontrolluar nga ata sepse jemi mundur në vitin 1912, por në ADN-ën tonë e shkuara jonë e lavdishme nuk është zhdukur.

Për ta mbyllur, edhe pse ju jeni në atë pozicion, pra në pozicionin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, me vendim të SHBA-ve e të Mbretërisë së Bashkuar, edhe pse ju jeni shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo nuk ka shumë rëndësi. Ju sot nuk përfaqësoni vullnetin tuaj personal, që mund të jetë jo i drejtë, por përfaqësoni popullin shqiptar.

Atëherë, në emër të popullit shqiptar, ju duhet menjëherë të ndërprisni marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar për shkak të krimeve të luftës dhe gjenocidit që po bëjnë në Palestinë. Këto vende drejtohet nga qeveri batakçie e barbare, që vrasin e presin në kundërshtim të çdo kodi moral e konvente ndërkombëtare. Amerika dhe Britania e Madhe përbëjnë rrezik real për sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ne duhet të jemi në anën e drejtë të historisë, jo në anën e terroristëve e barbarëve perëndimorë, që nuk njohin e nuk respektojnë asnjë rregull, ligj, apo kod moral.

Sabri Lushi

09 Nëntor, 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post