LOGIN
Home » SHPËRNGULJA DHE DËBIMI: NJË NGA DY FRONTET E LUFTËS SË ARMIKUT KUNDËR MUSLIMANËVE

SHPËRNGULJA DHE DËBIMI: NJË NGA DY FRONTET E LUFTËS SË ARMIKUT KUNDËR MUSLIMANËVE

by Kukes Post
0 comment

Shpesh më ka bërë përshtypje se kur Allahu flet në Kur’an tek surja “el-Mumtehaneh” për marrëdhëniet me mosbesimtarët, nëse duhet t’i respektojmë apo jo, nëse mund t’iu kërkojmë ndihmë apo aleancë, ka përmendur dy gjëra të rëndësishme: luftën ndaj fesë, dhe dëbimin nga vendbanimi, duke përfshirë edhe ndihmën që iu ofrohet atyre që realizojnë dëbimin si pjesë e kësaj të dytës.

“Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë. Por, Allahu ju ndalon juve që të miqësoheni me ata që ju luftuan për shkak të fesë, që ju nxorën prej shtëpive tuaja dhe që ndihmuan dëbimin tuaj. Kush miqësohet me ta, të tillët janë të padrejtë.” El-Mumehaneh 8-9.

Ne mund të mendojmë se Allahu mund të ishte mjaftuar të përmendte vetëm luftën fetare sepse ajo është thelbi, mirëpo Allahu na ka treguar neve një aspekt shumë të rëndësishëm të luftës së armikut ndaj muslimanëve, që është dëbimi apo ofrimi i ndihmës si dikujt që bën dëbimin.

Po ta mendojmë me kujdes, dëbimi nga vendbanimi është i lidhur ngushtë me luftën ndaj fesë. Një person që lë vendin e tij dhe përfundon në një vend tjetër, është sikur ta nisësh jetën nga e para. Njeriu nuk e ka peshën, vlerën, rëndësinë apo zërin politik në vendin e huaj ashtu siç e ka në vendin e tij – aty ku është rritur, ku ka bërë vend, ku njeh kulturën, ku ka investuar, dhe ku ka rrethin shoqëror.

Armiqtë e muslimanëve të kohës sonë – tipikisht Amerika dhe Britania e Madhe, përveç se e luftojnë fenë në mënyrë frontale, ata janë përqëndruar shumë edhe në frontin e dytë të luftës: shpërnguljen dhe dëbimin e muslimanëve, apo të ndihmuarit të atyre qeverive që bëjnë dëbime.

Në çdo cep të ummetit islam – nga Indonezia në Marok, muslimanët po vuajnë nga lufta e dëbimit dhe shpërnguljes me forcë.

Lufta e Irakut e nisur në vitin 2003 me zbarkimin e forcave amerikane armiqësore, përveç se ka lënë me qindra e mijëra të vdekur, ndoshta mbi një milion, ajo ka detyruar me miliona irakenë të lënë vendin e tyre e të përfundojnë në Perëndim.

Lufta civile në Somali e viteve 80-të e orkestruar nga forcat terroriste amerikane dhe ato britanike, përveç viktimave masive, ajo ka detyruar shumicën e popullsisë somaleze ta braktis vendin e të përfundojë rrugëve të Perëndimit.

Lufta e Bosnjes dhe Kosovës në vitet 90-të, përveç të vrarëve, ajo ka detyruar një numër të madh popullsie të braktis vendlindjes, sidomos boshnjakët, të cilët kanë përfunduar në Amerikë e Kanada – në strofullën e armikut.

Lufta shekullore amerikano-britanike kundër palestinezëve ka detyruar me miliona banorë muslimanë të përfundojnë rrugëve të Perëndimit.

Lufta e Amerikës kundër Afganistanit ka detyruar me miliona banorë të braktisin vendin e tyre e të përfundojnë rrugëve të Perëndimit.

Por, shpeshherë kjo luftë, pra dëbimi, manifestohet edhe me forma të tjera. Për shembull, ajo që ndodhi në Shqipëri në vitet 90-të, ku një numër i madh i popullsisë i detyruar, nxitur, apo ndikuar nga sigurimet sekrete braktisën vendbanimet e tyre dhe përfunduanë në shtëpia pa letra në rrethinat e Tiranës apo Durrësit, përfunduanë si emigrantë lufte. Kjo forme e lufte futet në kategorinë e frontit të dytë të luftës së armikut ndaj muslimanëve: dëbimi.

Po ashtu, lufta e dëbimit bëhet edhe përmes ofrimit ndaj shumë muslimanëve nga Perëndimi i mundësisë së emigrimit apo të kërkimit azil politik. Për shembull, ka shumë muslimanë nga vendet arabe që pasi iu bëjnë presion politik qeveritë e tyre, largohen nga frika e burgosjes dhe kërkojnë azil politik në Perëndim. Nuk ka dyshim që kjo është një formë prej formave të dëbimit.

Aktualisht, sipas statistikave të OKB-së apo të çdo organizate tjetër ndërkombëtare, numri më i lartë në botë i emigrantëve, të dëbuarëve, apo të atyre që kërkojnë azil politik në Perëndim janë muslimanët. Kjo nuk është rastësi aspak.

Pra, që kur Perandoria Britanike e ka marrë botën në dorë dhe i ka pushtuar muslimanët, lufta e këtyre armiqve ndaj muslimanëve është përqëndruar në dy fronte: në luftën e drejpërdrejtë ndaj fesë islame – duke e ndaluar fenë, siç ka qënë rasti i Shqipërisë apo Turqisë, duke përkrahuar dijetarë të gabuar, duke financuar grupe të humbura, e duke iu veshur petkun e fëse injorantëve dhe hipokritëve, dhe përmes frontit të dytë: dëbimit të muslimanëve nga vendet e tyre.

Kjo është Amerika dhe Britania e Madhe – armiqtë më të mëdhenj të fesë islame e të muslimanëve. Pikërisht, këto dy vende më armiqësore na konsiderohen aleatë nga disa vende muslimane që mbajnë flamurin e Islamit.

Të gjitha ato qeveri të vendeve muslimane që kërkojnë t’i rregullojnë imazhin armikut tonë, ai i cili po na vret, po na përzë nga vendet tona, po na persekuton, dhe po na shkatërron nga çdo gjë, ato qeveri janë më të rrezikshme se vetë armiku për shkak të mashtrimit që na bëjnë pavarësisht nëse mbajnë flamurin e islamit apo jo. Ato janë qeveri mashtruese e tradhtare, të cilat po ushqehen me para tradhtie.

Gjatë shekullit të 20-të, që kur botën e kanë pushtuar barbarët britanikë dhe terroristët amerikanë, e deri në ditën e sotme, me miliona muslimanët janë vrarë, e me qindra miliona të tjerë janë përzënë nga vendlindja e tyre. Ata kanë përfunduar në Perëndim. Ata kanë përfunduar në SHBA, Britani, Francë, Kanada etj. Kanë përfunduar në qytetarë të dorës së dytë në këto vende barbare.

Ata kanë përfunduar rrugëve të Perëndimit. Shumë prej tyre e kanë braktisur fenë, shumë të tjerë janë asimiluar, e mbi të gjitha, politikisht ata nuk kanë asnjë peshë. Muslimanët në Perëndim janë të detyruar t’i shërbejnë armikut, të punojnë si spiunë qeverie, të ulin kokën, të rrinë urtë, të mos ngrenë zërin, t’i binden urdhërave të padreta të qeverive barbare perëndimore, të durojnë çdo padrejtësi që iu bëhet nga sigurimet sekrete, dhe janë të detyruar të durojnë çdo zullum, qoftë edhe kur iu merren fëmijët me forcë nga forcat terroriste qeveritare.

Muslimanët nuk janë përzënë nga vendet e tyre në mënyrë që ata të vijnë në Perëndim e të jetojnë të lirë, por që ata të braktisin fenë e tyre, të nënshtrohen dhe të mos kenë fuqi politike.

Kur i shikoj emigrantët apo azil-kërkuesit muslimanë nëpër rrugët e Kanadasë, ku dhe vetëm kam përfunduar për fat të keq, me vjën për të qarë – shikon njerëz të shtypur, që kanë përfunduar si spiunë qeverie, që ulin kokën, që janë gati të bëjnë çdo gjë për të mbijetuar e për të ruajtur familjen, dhe nuk i fajësoj aspak. Nuk mund t’i fajësoj emigrantët muslimanë sepse ata nuk kanë peshë politike.

Tani e kuptoj shumë mirë se pse Allahu e ka përmendur specifikisht dëbimin nga vendbanimet si një formë e rëndësishme e luftës që armiku iu bën muslimanëve përveç luftimit të fesë.

Amerika dhe Britania e Madhe po i dëbojnë muslimanët nga të katër anët. Këta armiq po na vrasin, po na luftojnë fenë, po na dëbojnë nga vendbanimet tona, apo vënë në pushtet qeveri që i detyrojnë muslimanët të largohen nga vendi i tyre, dhe kur vijmë në Perëndim, ne duhet të përballemi me barbarizmin dhe tiraninë e qeverive terroriste perëndimore, apo me gjykatat e padrejta të armikut.

Amerika dhe Britania e Madhe janë armiqtë tanë më të rrezikshëm ndërsa qeveritë tradhtare muslimane – të cilat i kanë mbushur xhepat me para, na flasin për aleancë me Amerikën, se lejohet t’i kërkosh ndihmë Amerikës kur një armik tjetër na sulmon – e justifikime të tilla qesharake, se mbreti anlez është miku i muslimanëve, se Britania e Madhe është qendra e demokracisë.

Amerika dhe Britania e Madhe janë armiqtë tanë pavarësisht propagandës së vetë armikut apo të spiunëve të tyre arabë që i kanë mbushur xhepat e tyre me paratë e armikut.

Sabri Lushi

Nëntor 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post