Letërsia është mision; ajo është media dhe komunikim i rëndësishëm me publikun, dhe komunikimi, ndikimi apo formësimi i opinionit publik është mekanizmi kryesor i pushtetit sekularist britanik botëror. Ky lloj pushteti modern pa komunikim me publikun vyshket apo rrezikon të rrëzohet shumë më shpejt se ç’mund të mendohet sepse është pushtet i ngritur mbi gënjeshtra të mëdha.
Këtë ka bërë shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, që siç njihet ndryshe ‘mjeshtri i letrave shqipe.’ Gjithësesi, nëse ka qënë mjeshtër i letrave dhe romancier i shquar, kjo ngelet për t’u diskutuar, por mund të thuhet me siguri se z. Kadare ka qënë dhe vazhdon të jetë një propagandist i një niveli të lartë roli intelektual i së cilit është unik në Shqipërinë moderne të pushtuar nga britanikët.
Ismaili përfaqëson luftën e pareshtur të sekularistëve britanikë për ta zhbërë të kaluarën tonë otomane, dhe për t’i futur shqiptarët në një anestezi të plotë rreth krenarisë sonë historike. Ai jo vetëm që ia ka kushtuar të gjithë jetën misionit të propagandës duke shkruajtur me dhjetra romane politike për nxirjen e historisë shqiptare, por ka shërbyer gjithashtu edhe si model për një brez të tërë gazetarësh, shkrimtarësh, dhe intelektualësht sharlatanë – njerëz që i shërbejnë kauzës së sekularizmit britanik në mënyrë të verbër.
Misioni i Kadaresë ka qënë komunikimi me publikun shqiptar, me studentët, me elitën, me politikanët, me studentët, dhe me makinën e propagandës. Misioni i tij nuk ka qënë letërsia, por politika dhe përhapja e sekularizmit britanik. Karriera e tij ka qënë propaganda ndërsa morali i tij ka qënë gënjeshtra dhe mashtrimi.
Duke qënë një shkrimtar i ngritur në piedestal, dhe i favorizuar nga pushteti britanik, Kadare i ka shpëtuar kritikës reale dhe i ka anashkaluar kërkesat apo kushtet që i nevojiten një intelektuali apo akademiku të zakonshëm, siç janë integriteti, besueshmëria, dhe ndershmëria.
Kadare ka pasur vetëm një qëllim themelor për ta përmbushur gjatë jetës së tij prej shkrimtari: që të gënjejë pafund rreth Perandorisë Osmane, që ta nxijë historinë e saj, që ta portretizojë atë si një qytetërim të prapambetur, të korruptuar, si një fatkeqësi për popullin shqiptar, dhe t’ia faturojë të gjithë krimet britanike dhe shkatërrimin ekonomik të shqiptarëve të shkuarës otomane.
Mbas Fan Nolit, Ismail Kadare është investimi më serioz i Perandorisë Britanike për kontrollin ideologjik të shqiptarëve. Ky shkrimtar mjeshtër i propagandës dhe mashtrimit përmes penës është specializuar në nxirjen e historisë sonë dhe tjetërsimin e identitetit tonë musliman dhe otoman.
PËRSE KISHIN NEVOJË BRITANIKËT PËR NJË KADARE?!
Perandoria Osmane, si një prej perandorive më të rëndësishme të botës moderne dhe kalifati i fundit i muslimanëve, është entiteti politik në të cilin shqiptarët ishin të investuar fetarisht, politikisht, ushtarakisht, kulturalisht, dhe madje edhe shpirtërisht. Perandoria Osmane i ngriti shqiptarët në një sukses politik të pashembullt aq sa mund të thuhet pa frikë se kjo perandori na përkiste neve më shumë se ne i përkisnim asaj.
Shqiptarët u bënë kryevezirët e Perandorisë Osmane, ushtarët dhe gjeneralët e saj, barriera ndaj depërtimit të paganëve evropianë në botën islame, udhëheqësit e Egjiptit, dhe ishin ata që e kishin thyer ushtrinë britanike në fillim të shekullit të 19-të në Egjipt.
Kështu që, rrëzimi i Perandorisë Osmane në fillim të shekullit të 20-të nga britanikët ishte në fakt rrëzimi i shqiptarëve, të cilët edhe pas pushtimit britanik të vitit 1912, ata kurrë nuk e pranuan pushtuesin. Shqiptarët ishin shumë të lidhur me Perandorinë Osmane sepse ajo ishte krenaria e tyre dhe historia e lavdishme e popullit tonë.
Rrjedhimisht, Perandorisë Britanike nuk do t’i mjaftonte vetëm pushtimi ushtarak e politik për t’i kontrolluar shqiptarët, duke marrë në konsideratë se sa të lidhur ishin ata me Perandorinë Osmane, që tashmë ishte kthyer në identitetin të tyre historik, por do të nevojitej edhe një fushatë propagandiste e intelektuale për ta çrrënjosur të shkuarën e lavdishme të shqiptarëve, që pas rënies së Perandorisë Osmane, ajo e shkaur kishte ngelur në të qenurit muslimanë.
Misionari i parë kryesor i propagandës britanike për ta arritur këtë objektiv ka qënë Fan Noli – një intelektual i edukuar dhe i financuar mirë nga Perandoria Britanike. Më pas, Kadare u bë i besuari i pushtuesëve britanikë për ta çuar përpara misionin e propagandës për t’i tjetërsuar shqiptarët, për ta zhbërë historinë, për të përhapur gënjeshtra e mashtrime, për të ngulitur tek mendjet e rinisë shqiptare muslimane një realitet të ri të mbushur me gënjeshtra e trillime historike.
Për fat të keq, mund të thuhet se Ismail Kadare rezultoi të ishte njeriu i duhur për britanikët. Me dekada të tëra, ky mashtrues nuk ka reshtur së shruajturi romane duke gënjyer rreth historisë, duke luftuar fenë islame, duke fshehur faktet historike, dhe duke glorifikuar pushtimin britanik; me fjalë të tjera, duke çuar përpara misionin britanik të pushtimit të shqiptarëve muslimanë, dhe duke shërbyer si një model edhe për brezat e tjerë të shkrimtarëve e gazetarëve propagandistë.
Ismail Kadare radhitet në të njejtin grup me Faik Konicën, Enver Hoxhën, Fan Nolin, Ahmet Zogun, e Sllobodan Millosheviçin sepse të gjithë kanë pasur të njejtin mision politik: t’i shërbenin pushtuesit britanik, të luftonin muslimanët ballkanas, dhe të zhbënin historinë shqiptare otomane.
Ky njeri e nisi karrierën e tij si mashtrues, dhe po e mbyll po si mashtrues e agjent britanik. Shpresoj që të mos e nderojnë këtë sharlatan me Çmimin Nobël sepse ky çmim shpesh jepet për të nderuar sharlatënë e mashtrues të tillë të Perandorisë Britanike.
Ismail Kadare mund të ketë fitur famë, mund të ketë jetuar një jetë të privilegjuar, dhe ka pasur në dorë çelësat e propagandës, por ky mashtrues kurrë nuk u bë intelektual sepse atij i mungon besueshmëria dhe ndershmëria e një shkrimtari të vërtetë, por ngeli një propagandist i rëndomtë që historia do të hedh në kosh të mbeturinave.
Sabri Lushi
Shkurt 24