Gjenocidi barbar që po ndodh në Gaza – në zemër të botës islame e të vendeve araba, ka bërë që muslimanët anembanë botës të ngrenë pyetje rreth të vërtetës politike të muslimanëve. Pyetje të tilla si, “ku është Turqia? Ku janë monarkitë arabe? Ku janë muslimanët? Për çfarë i mbajnë ushtritë e tyre?” janë bërë tashmë normale, që në fakt janë pyetje legjitime e të drejta.
E vërteta e botës arabe dhe asaj islame është shumë e thjeshtë. Harta politike nuk është pasojë e luftërave nacionale apo fetare, por skicime të Perandorisë Britanike dhe Qeverisë Amerikane. Për fat të keq, në fillim të shekullit të 20-të, sidomos pas rënies së Perandorisë Osmane – kalifatit të fundit islam, britanikët morën pushtetin absolut. Fuqia politike botërore ra në duart e paganëve dhe sekularistëve perëndimorë.
Rrjedhimisht, për arsye logjistike e politike, ata e ndanë botën, sidomos muslimanët, në shtete apo njësi administrative, dhe secila njësi administrative varet direkt nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që në vetvete është autoriteti i Perandorisë Britanike.
Në këtë aspekt, shtetet nuk janë të pavarura, sidomos muslimanët. Politikat e tyre, ligjet, ushtria, policia, kufijtë, tregtia, prodhimet industriale, bankat, mediat, sistemi arsimor, universitetet, akademitë shkencore, botimet e librave, sistemi gjyqësor etj., të gjitha janë nën kontrollin e OKB-së, ose më saktë të Perandorisë Britanike.
Sigurisht, në pamje të parë sistemi politik duket më i komplikuar dhe gjërat nuk artikulohen në këtë mënyrë për arsye propagandiste. Nuk ka dyshim se nuk është në interesin e Qeverisë Amerikane apo të Perandorisë Britanike ta ekspozojnë pushtetin e tyre sepse kjo mund të çojë në revolta të pakontrolluara të muslimanëve në rang botëror.
Prandaj pushtetin formalisht e ka OKB-ja, që paraqitet sikur është organizatë ndërshtetërore, por në realitet përdoret për të fshehur pushtetin e vetë Perandorisë Britanike. Fshehja e pushtetit është gjëja më kryesore për britanikët. Shumë luftëra, konflikte për kufij, mosmarrëveshje mes shtetesh e lëvizje nacionaliste, sulme terroriste etj organizohen nga vetë pushteti britanik për të dhënë përshtypjen se kufijtë kanë rëndësi e se shtetet janë të pavarura.
PËRSE ARABËT NUK NDËRHYJNË NË PALESTINË?
Nën pushtetin botëror britanik, muslimanët janë më të kontrolluarit dhe më të copëtuarit në shtete për shkak të rrezikut se ata mund të bashkohen, të cilët, nëse bashkohen, bëhen fuqi politike e madhe. Shkurt: shtetet arabe nuk ndërhyjnë dot në Palestinë sepse nuk janë shtete të pavarura. Qeveritë e tyre janë të kontrolluara plotësisht nga britanikët dhe Qeveria Amerikane. Këto shtete nuk janë formuar me luftë, por i ka formuar Perandoria Britanike. Ky është fakt historik, që këto ditë po ekpozohet më së miri.
Në çdo shtet musliman, Amerika ka vënë baza ushtarake dhe zyra të CIA-s. Në Turqi, Arabi Saudite, Jordani, Egjipt, Emirate të Bashkuara Arabe, Kuvajt, Katar, Bahrein, Sudan, Siri, Liban, Iran, Libi etj, Qeveria Amerikane mban zyrtarisht baza ushtarake, por më kryesorja është në Turqi për shkak të rolit historik që ka ai vend.
PËRSE ATËHERË SHTETET ARABE MBAJNË USHTRI?
Në radhë të parë, qëllimi kryesor i ushtrisë së shteteve moderne nën pushtimin britanik nuk është lufta apo mbrojtja nga armiku. Ushtri të vërtetë ka vetëm Amerika, Britania e Madhe, Kanada dhe vendet e tjera nën pushtetin direkt të Monarkisë Britanike.
Ushtria në vendet muslimane ka qëllime të tjera, pak a shumë si ushtria e Enver Hoxhës, që bënte manovra e stërvitje banale se gjoja armiku po zbriste nga hëna. Shërbimi ushtarak shërben si shkollë, si trajnim i ushtarëve nga pikëpamja ideologjike, dhe si trushpërlarje për rininë.
Shërbimi ushtarak gjithashtu shërben për përgaditjen e spiunëve dhe agjentëve të shtetit, jo për të luftuar armikun, por për të shtypur vetë popullin që të mos rebelohet, apo për ta kontrolluar atë. Ushtarakët janë spiunët e agjentët më të mëdhenj të shtetit.
Kjo është arsyeja se pse Egjipti dhe Turqia, për shembull, mbajnë ushtri kaq të mëdha. Ato nuk e kanë ndërmend të sulmojnë armikun sepse nuk e kanë në dorë një gjë të tillë, por këto dy vende të rëndësishme të botës islame duhet të mbahen nën kontroll të rreptë nga armiku, dhe kjo bëhet përmes shërbimit ushtarak.
Për shembull, t’i thuash një muslimani në Turqi apo në Egjipt që të shërbejë si agjent kundër popullit të vet, kjo mund të refuzohet nga shumë prej tyre sepse askush nuk e pranon të jetë tradhtar i popullit të tij, por kjo realizohet shumë më lehtë përmes shërbimit ushtarak sepse ky lloj biznesi ka një karizëm të veçantë.
Nga vetë natyra, ushtria është e rreptë, duhet të zbatosh vetëm urdhërat e eprorit, është e mbushur me propagandë nacionaliste, është vendi ku mund t’iu bëhet shantazh ushtarëve shumë lehtë sepse refuzimi i urdhërave ka pasoja të rënda – mund të dërgohet në ndonjë mision ushtarak e t’i lërë kockat. Ushtria është vendi i disiplinës dhe dëgjimit të propagandës së shtetit; nuk është vendi i mendimeve apo i logjikës. Por, ushtria moderne ka edhe avantazhe ekonomike momentale, si rrogë të mirë dhe ca privilegje shtetërore në shkëmbim të tradhtisë së tyre.
Në këtë aspekt, ushtritë e vendeve musilmane nuk janë ushtri në sensin klasik të fjalës. Qëllimi i tyre nuk është të luftojnë armikun. Ushtarët janë thjesht spiunë shtetërorë, që mbahen të angazhuar me propagandë, marrin një rrogë, dhe janë të detyruar të përhapin propagandën e shtetit kundër popullit të vet.
Kësisoj ushtarësh janë as më pak e as më shumë se sa ushtarë ideologjik dhe shërbëtorë të pushtetit, jo të popullit të tyre. Ata përdoren për të shtypur popullin, për të vrarë njerëzit e tyre kur iu kërkohet, dhe për ta çuar jetën e tyre dëm duke i shërbyer në fakt armikut sepse këto ushtri armiku i ka themeluar. Ushtritë e vendeve muslimane e kanë të ndaluar që të luftojnë për çlirimin e popujve, si Palestina apo vende të tjera të shtypura.
MBYLLJE
Vendet muslimane nuk janë të pavarura. Ato janë njësi administrative poshtë pushtetit britanik botëror. Si të tilla, këto vende nuk mund të luftojnë pa urdhër të pushtetit të vërtetë. Po ashtu, qëllimi i mbajtjes së ushtrive nga vende si Turqia, Egjipti, Jordania, Arabia Saudite, Siria, Irani etj. është kontrolli i njerëzve dhe rekrutimi i spiunëve e agjentëve që të punojnë për regjime të cilat i ka vënë në pushtet armiku.
Ushtarakët janë njerëzit më trushpërlarë, spiunët më të rëndomtë të shtetit, të cilët janë trajnuar për të vrarë popullin e vet, siç kanë bërë në Egjipt, Pakistan, Iran, Turqi, Libi e vende të tjera. Gjithashtu, a nuk e pa e gjithë bota se si janë ushtritë e pushtuara të vendeve muslimane kur ushtria e Libisë së Gadafit dezertoi brenda pak orësh? A nuk po e shohim se çfarë po bën ushtria sudaneze e kontrolluar nga CIA, se si është ndarë në dy grupe dhe po vrasin popullin e tyre?
Muslimanët nuk kanë ushtri. Muslimanët nuk kanë qeveri të pavarura. Muslimanët janë të pushtuar, jo vetëm në Palestinë, por kudo. Muslimanët janë të kontrolluar nga armiku. Ushtritë e muslimanëve janë një grumbull agjentësh apo njerëzish që iu janë shpërlarë kokat, që po të marrin urdhër, ata vrasin edhe popullin e tyre, siç po bëjnë në Sudan.
Kushdo që kërkon të na mbush mendjen me të kundërtën është spiun shteti, mashtrues, naiv, dhe propagandues, apo ndoshta ndonjë ish-ushtarak apo bir i ndonjë ish ushtaraku.
Procesi i çlirimit të muslimanëve mund të fillojë vetëm duke e ekspozuar të vërtetën politike, duke e ekspozuar pushtimin britaniko-amerikan, duke e ekspozuar kontrollin e tyre, duke i ekspozuar qeveritë kukulla të muslimanëve, duke i ekspozuar ushtritë kukulla të muslimanëve, duke i ekspozuar ushtarakët si spiunët më të mëdhenj të regjimeve shtypëse që i ka themeluar armiku, duke mos i besuar asnjë qeverie në vendet muslimane, dhe duke ekspozuar faktin se këto vende kontrollohen nga britanikët dhe amerikanët.
E vërteta jep efekt në sjelljen e individit. Ajo bën vend në zemër, dhe një ditë mund të kthehet në vepër apo në akt. Duke e theksuar mirë të vërtetën e madhe se muslimanët janë të pushtuar, një ditë muslimanët ndoshta mund të ngrihen kundër armikut të tyre e të çlirohen, të bashkohen, e të kenë shtetin e tyre. Pengesa më e madhe sot është ajo ideologjike se sa ushtarake. Pengesa më e madhe janë vetë regjimet që armiku ka vënë në vendet muslimane. Pengesa më e madhe janë vetë ushtritë e vendeve muslimane.
Qeveritë muslimane janë organizata të kontrolluara nga armiku dhe ushtritë nuk janë asgjë tjetër veçse organizata trajnimi spiunësh e agjentësh. Këta trushpërlarë janë gati të vrasin popullin e tyre nëse marrin urdhëra nga eprorët e tyre të CIA-s sepse kësisoj ushtarësh janë njerëz të mirëpaguar. Punojnë për para, jo për të vërtetën.
Sabri Lushi
Maj 2024